TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 20:34

“Policët s’kanë kohë të rrinë në kuzhinë”, Lutfi Dervishi ironizon Koçiun: Janë të zënë si truproja të kriminelëve

Shkruar nga Pamfleti

“Policët s’kanë kohë të rrinë në

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale, ministren e Brendshme, Albana Koçiu. Kjo e fundit gjatë një raportimi në një prej komisioneve parlamentare e konsideroi Shqipërinë një prej vendeve më të sigurta, ndërsa tha se “policët nuk kanë kohë të rrinë në kuzhinë”.

Kjo frazë e përdorur nga ministrja e Brendshme, e cila dukej se thumbonte mediat, ka sjellë edhe reagimin e analistit.

“Ministrja e Brendshme Kociu, tha se policët nuk rrinë në kuzhina! Shumë e drejtë. Nuk kanë kohë të rrinë në kuzhina sepse janë të zënë duke u kthyer në shoferë ose truproja të kriminielëve”, shkruan Dervishi në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje