TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Nëntor 2025, 20:02

Po tani zonja ministre, a është vërtet e sigurt Shqipëria?

Shkruar nga Pamfleti

Po tani zonja ministre, a është vërtet e sigurt Shqipëria?

E pra, zonja ministre krimi në vend është në ato nivele sa vetëm në vende si Kolumbia dhe Ekuadori kemi dëgjuar se ndodh kështu.

Sot pamë që ministrja e Brendshme, Albana Koçiu mburrej në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes për sigurinë në vend.

Koçiu foli me statistika, ku tha se ka dalë nga të gjitha listat e zeza.

Kemi rritur ndjeshëm sigurinë, duke arritur 95% zbulueshmëri për veprat penale. Është ulur numri i krimeve të rënda, në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë reduktuar gjithashtu edhe aksidentet e rënda me 17% krahasuar me një vit më parë”-u shpreh ministrja.

Fatkeqësisht ‘kjo hedhje hi syve’, të asaj që shqiptarët shohin qartazi çdo ditë zgjati pak.

Disa orë pas ilustrimit me shifra që ministrja i bëri deklaratës së saj, një atentat i frikshëm dhe mafioz tronditi Rinasin, e si pasojë gjithë vendin.

Një person ndërroi jetë nga breshëria e plumbave e një tjetër përfundoi rëndë te Trauma.

Dhe skenari përsëritet, breshëri plumbash, të vrarë dhe të gjymtuar dhe një makinë diku tej e djegur me automatikët brenda.

Më tronditësja është se nga kjo vrasje brutale, u rrezikuan edhe shumë të tjerë, pasi është një zonë me shumë njerëz.

Për të mos thënë pastaj se ky krim ndodhi shumë pranë Aeroportit më të madh të vendit, një zonë e monitoruar gjithmonë me polici dhe kamera.

Ky fakt nuk përbënte asnjë problem për vrasësit. Madje njëri prej tyre, pasi qëlloi nga makina, zbriti dhe i futi ca plumba të tjerë, për t’u siguruar që shënjestra të mos mbijetonte.

E pra, zonja ministre krimi në vend është në ato nivele sa vetëm në vende si Kolumbia dhe Ekuadori kemi dëgjuar se ndodh kështu.

Kur i referohesh gjithë krenari “Lonely Planet” për statistika, shiko çfarë ndodh çdo ditë në kronikën e zezë të mediave shqiptare.

Pastaj mos t’i kujtojmë ministres se në vendin tonë “të sigurt” vetëm disa ditë më parë u vranë 3 persona brenda një dite. Një baba i cili u masakrua me thikë në sy të fëmijëve të tij nga një 63-vjeçar në Berat. Një kuzhinier i cili u qëllua me thikë nga kamarieri pasi e bullizonte. Apo një 25-vjeçar i cili vret të atin pas sherrit në tavolinën e bukës.

Dhe kthehemi te ajo që nisëm, pas kësaj që ndodhi sot, zonja ministre, a është vërtet e sigurt Shqipëria?/Pamfleti

7 Komente

  1. b
    baftjari

    Nese do kete nje keshilltar te mire, duhet ti kerkoj mos dale me ne tv, se sa me shume flet aq me teper gabon dhe neverit. Nuk ka lidhje me pozicionin qe mban, nivel medioker. Qe kur ka filluar ben show, tregon qe ska nivel dhe dinjitet po thjesht do te kopjoj shefin e saj.

    1. b
      brisi

      Kjo e ndriti te shendetsia dhe me kete rast e cuan tek rendi. Pika qe su bie. Bejne eksperimente.

      1. b
        benpitarka

        Jemi nje shtet prej letre. Krimi organizuar sot eshte shume me i sofistikuar se shteti. Krimi sotem ne aeroport ne nje zone qe duhet te jete shume e sigurte, tregoj serish sa i dobet eshte ky shtet. Duhet te fillojme te mendojme ndryshe, te behet riorganizim dhe specializim i gjitje struktures per tiu pergjigjur vales krimit. Krimi nuk ka asnje frike nga shteti. Eshte e frikshme.

        1. R
          Romeo

          Unë po flisja për Italine, jo për Shqipërine....

          1. M
            Munika

            Kriminele e bandit ka ne cdo vend te botes. Natyrisht qe Shqiperia eshte vend I sigurt dhe s'ka me Gerdec e 21 janar, kur krimet e perbindshme I bente shteti, Saliu me familjen e tij.

            1. N
              Nuku

              Po ja do thote ministresha: "Nje rast sporadik ishte....", pastaj do dale edhe ajo e ministrise se perjashtme qe do te na e beje skenar filmash dhe ne fund palloshi i gjate qe do thote: Rendi eshte i sigurte pasi ata hane kokat e njeri tjetrit. Keta jane qelbesirat te cilet ne i paguajme nga xhepi yne, per te na genjyer, grabitur, mashtruar dhe per te na nxire jeten.

              1. A
                AAA

                Ministre Albana KOQIU. Hahahaha. E ka policine ne sherbim te krimit. Cope debile.

                Lini një Përgjigje