
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar se policia ka arrestuar mbrëmjen e së martës njërin nga autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Ai informoi se FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në zonën e Ksamilit ku kanë rrethuar dhe kanë arrestuar njërin nga autorët, ndërsa autori tjetër, që dyshohet se është shtetas i huaj, është arratisur drejt Greqisë.
Karamuço tha se policia e ka zbardhur plotësisht vrasjen që fillimisht u dyshua për çështje pronësie, ndërsa theksoi se kjo është një vrasje mafioze e porositur nga Dubai nga grupe kriminale.
“Qyteti i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku u vra roja i një objekti dhe është dyshuar për çështje pronësie. Ndërkohë sot policia me një punë spektakolare, e ka zbardhur atë vrasje. Nuk është vrasje ordinere, por shumë e sofistikuar, me porosi nga Dubai, nga krimi i organizuar. Grupet kanë porositur dy persona për të kryer atentatin. Njëri është i huaj dhe ka kaluar kufirin me Greqinë pak më parë dhe po ndiqet nga ana e policisë greke. Tjetri është rrethuar në Ksamil dhe sapo është arrestuar. Dyshohet se nga ana e grupeve kriminale, i ndjeri që ka humbur jetën është akuzuar si informator i grupeve të tjera dhe prandaj vrasja është bërë me urdhër nga Dubai”, tha ai në emisionin Now në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje