Aktualitet15 Dhjetor 2023, 16:20

Zbardhen detajet si ndodhi krimi në burgun e Peqinit, Manja urdhër të kalojnë në gatishmëri të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detajet si ndodhi krimi në burgun e Peqinit, Manja urdhër

Pas të shtënave me armë në burgun e Peqinit, ministri i Drejtësisë, Uli Manja ka urdhëruar që të të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më të lartë.

Ndërkaq, vetë ministri është nisur në drejtim të burgut të Peqinit.

Dyshimet janë se Mjacaj e ka kryer krimin i paguar nga jashtë. Ai në atë sektor kishte disa ditë që kishte shkuar, ndërsa sot u dha urdhër që të futej në regjimin “41 bis”. Por para se të ekzekutohej urdhri ai ka nxitur të kryejë porosinë. Dyshimet janë se ai ka qëllur ndaj Arben Lleshit në ambientet e ajrimit, teksa armën dyshohet se e kishte fshehur aty. Gjatë të shtënave ka ndërhyrë Indrit Shaqja i cili ka marrë një plumb duke u plagosur lehtë.

Ndërkohë po kryen hetime për të zbuluar më tepër detaje dhe si u arrtit të futet arma. Dyshimi i parë është se ka hyrë me dron, por po vijojnë hetimet.