Aktualitet15 Dhjetor 2023, 15:00

Reagon Drejtoria e Burgjeve: Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në burgun e Peqinit

Shkruar nga Pamfleti

Reagon Drejtoria e Burgjeve: Dy të plagosur nga të shtënat me

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me situatën në burgun e Peqinit. Njoftohet se në burgun e Peqinit ka pasur një konflikt mes tre të dënuarve me burgim të përjetshëm. Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të plagosur.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve gjithashtu nënvizon se autoritetet po punojnë dhe se situata po menaxhohet. Gjithashtu sqarohet se nuk ka asnjë gardian, staf policor apo civil të lënduar.

I përfshirë në këtë ngjarje është i dënuar me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj, i cili u raportua se ka qëlluar me armë drejt një punonjësi të policisë. Më pas me armë ka mbajtur peng punonjësit  e kuzhinës.