Aktualitet23 Prill 2024, 07:39

Zbardhja e krimeve, Anduena Llabani: Prokuroria nuk ka një databazë që lidh ngjarjet

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhja e krimeve, Anduena Llabani: Prokuroria nuk ka një databazë

Gazetarja Anduena Llabani, foli për kriminalistikën në vendin tonë, duke u ndalur përkatësisht edhe tek krimi në familje , apo krime me motive të dobëta.

Ajo tha se prokuroria nuk ka një databazë të ngjarjeve për të krijuar lidhjen mes tyre, pasi shumë pak janë të zbardhura.

“Prokuroria shqiptare heton një krim, por nuk ka një databazë që një ngjarje mund të ketë lidhje me ngjarje të tjera. Pasi janë shumë pak të zbuluara. Mund të kujtoj një ngjarje shumë të rëndë në Shkodër, ku Sadik Kuniqi vret një familje bashkë me një foshnje në djep. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik në Shkodër. Personazhi në fjalë që vdiq më pas me dënimin e tij në burg pas një sëmundje të rëndë, pohonte se e kishte bërë për shkak të zërave që kishte. Kontrolli në banesën e tij gjeti një ditar dhe tregonte që nuk ishte thjesht një vrasës, por mbante shënime për çdo gjë që mendonte ai që dikush ia diktonte”, u shpreh ajo për ABC News.

Avokatja Enida Bozheku nënvizoi se metodologjia e krimeve të dhunshme nuk është ajo normale, pasi janë krime që vijnë nga faktorë të ndryshëm dhe ajo çfarë vihet re është edhe lloji i agresivitetit që përmban brenda.

 

 

anduena llabani krimi ne familje prokuroria