TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 07:59

Zbërthehen telefonat e fëmijëve që vranë Pëllumb Metën, gazetari: Si ka ndikuar nëna në krim

Shkruar nga Pamfleti

Zbërthehen telefonat e fëmijëve që vranë Pëllumb

Gazetari Eni Ferhati tha se dyshohet se nëna e tre fëmijëve të cilët u përfshinë në vrasjen e babait të tyre Pëllumb Metës, ka pasur rolin e saj nxitës.

Sipas gazetarit kjo nxitje nga ana e nënës mund të dalë edhe nga ekspertiza e telefonit, në komunikimin që ajo ka pasur me fëmijët e saj.

“Patjetër që me ekspertizën e telefonit, zbërthimit të aparatit celular, mund të shikohen elementë edhe lidhur me rolin e nënës, për të cilin biem dakord se ka pasur rol.

Ka dyshime se nëna ka ndikuar pikërisht me anë të mesazheve, apo me forma të tjera për të nxitur fëmijët për të arritur deri në këtë pistë”, tha gazetari Ferhati në “Now".

 

pellumb meta gazetari nena krim

Lini një Përgjigje