Fieri është qarku i dytë pas Tiranës, që do të rinumërohen votat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit. Vendimi u mor, pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike në KAS.
Kështu, do të rinumërohen votat e partive politike dhe të kandidatëve në qarkun e Fierit.
Me vendim të dy anëtareve të këtij organi, Ledio Braho dhe Elvis Çefa,u caktua të hapen të gjitha kutitë e qarkut të Fierit për subjektet politike dhe për kandidatët.
“Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të kqyri të gjitha kutitë e votimit për qarkun Fier për subjektet politike dhe kandidatët për votat brenda vendet”, thekson KAS.
Fieri është qarku i dytë pas Tiranës, që do të rinumërohen votat e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Kujtojmë se opozita nuk e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka ngritur prentendime për një ‘masakër elektorale’ të kryer nga qeveria Rama në bashkëpunim me krimin e organizuar.
PS kryeson bindshëm në këtë qarkduke shënuar një diferencë të thellë me koalicionin e Sali Berishës. Në këto ritme, socialistët sigurojnë 12 mandate, duke i marrë 3 PD-së nga zgjedhjet e 2021, teksa presin rezultate më të thella edhe nga vota e diasporës.
PD-ASHM ka marrë , 25.45%, që do të përkthehej në 4 mandate nga 7 që kishte 4 vite më parë.
Lini një Përgjigje