Aktualitet17 Dhjetor 2023, 22:28

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi, Shaip Kamberi siguron mandatin e deputetit  

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e parakohshme në Serbi, Shaip Kamberi siguron mandatin e

Shaip Kamberi nga lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon” ka fituar me shumicë dërrmuese zgjedhjet në Bujanovc dhe Preshevë me 11, 454 vota.

Në garë për postin e deputetit ishte edhe Visar Mehmeti nga lista tjetër shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

Deri në mbylljen e vendvotimeve në orën 20:00, në Bujanoc kanë dalë të votojnë 40 për qind, ndërsa në Preshevë dalja ka qenë mbi 20 për qind.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në zgjedhjet e sotme parlamentare garuan me dy lista: “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”.

kamberi zgjedhjet serbi