Aktualitet22 Qershor 2024, 17:17

Zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës/ Komisioni nis manovrat, nuk mblidhet për të certifikuar fitoren e Tonin Gjurajt

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në Universitetin e Shkodrës/ Komisioni nis manovrat, nuk

Tonin Gjuraj u zgjodh ditën e djeshme rektori i Universitetit të Shkodrës. Ai u shpall fitues ndaj dy kandidatëve të tjerë, pas leximit të votave të studentëve.

Ndërkohë që në të gjitha universitetet e tjera kanë përfunduar proces verbalet, në Shkodër nuk mblidhet komisioni për ta zyrtarizuar fituesin.

Komisioni Institucional i Zgjedhjeve i Universitetit “Luigj Gurakuqi” nuk po mblidhet sot, ashtu siç ishte parashikuar, për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve për rektor, raporton Top Channel.

Pas zyrtarizimit të rezultateve të votimit në 6 fakultetet, KIZ duhet të bënte vetëm përllogaritjet përfundimtare dhe të shpallte fituesin si rektor Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dekanët, Senatin e kështu me radhë.

Sot në godinën e Rektoratit, nuk po arrihet të realizohet kuorumi i nevojshëm për mbledhjen dhe vendimmarrjen e KIZ.

Arsyet nuk duhen ende, ndërsa edhe dje Tonin Gjuraj hodhi akuza për parregullsi të procesit zgjedhor. Sipas tij, në zgjedhjet e djeshme pari njëanshmëri në proces.

Emrat e komisionit zyrtarë që duhet të firmosin:

Fatjon Nurja Kryetar

Gaspër Kokaj Anëtar

Peter Saraçi

Anelmo Spahija

Irini Dibra

Sebastjan Mjekaj

Marjan Curri student