TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2025, 14:03

Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Çupi: Opozita nuk është në gjendje të ketë kandidat

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Çupi: Opozita nuk
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi komentoi takimin mes Kryeministrit Edi Rama, kandidates për Bashkinë e Tiranës Ogerta Manastirliu dhe nënkryetarëve të bashkisë.

Sipas Çupit, Rama tashmë e konsideron Manastirliun si kryetare de facto të Bashkisë, duke theksuar nevojën që ajo të nisë menjëherë punën pas një vakumi shtatëmujor në drejtimin e Tiranës.

Ai kritikoi rënien e kujdesit ndaj qytetit dhe vuri në dukje kontrastin mes angazhimit të qeverisë dhe gjendjes së opozitës, e cila, sipas tij, ndodhet në një krizë të thellë përfaqësimi dhe besimi të ndërsjellë.

Çupi shtoi se Partia Demokratike nuk arrin të ofrojë kandidatë as për Tiranën dhe as për bashki të tjera, ndërsa akuzoi liderin e saj, Sali Berisha, se po nxit përçarje të brendshme përmes retorikës përjashtuese.

“Rama e konsideron Manastirliun dhe si kryetaren e bashkisë dhe ajo duhet të marrë punën. Tirana ka 7 muaj pa kryetar dhe ka filluar që të marrë pluhur. Kujdesi i njeriut ndaj qytetit ka rënë dhe kjo është arsyeja se përse Rama kërkon që Ogerta të marrë punën. Qeveria e ka filluar punën gjatë verës. Kurse opozita, jemi në situatat ku më në fund PD po shteron prej vetvetes. Sot nuk është në gjendje që jo vetëm në Tiranë, por as në bashkitë e tjera të paraqesë një kandidat. Po shuhet përfaqësimi në popull i PD. Të gjithë rrinë në atë grup politik, pa i besuar njëri-tjetrit. Kushdo që hyn në garë turpërohet. Ata që kanë zënë një vend deputeti nuk e lëshojnë se e dinë që do humbasin. Kjo është e arsyeshme, por nuk është arsye politike. Nuk përfaqësojnë as opozitën dhe as popullin, vetëm interesat e tyre. Berisha kërkon të hedhë në zjarr ata që nuk do”, tha Çupi për "Abc News".

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Ogerta Manastirliu pasi fshiu pluhrat në Bashkinë e Tiranës para 15 vjetësh si drejtore në Bashki me z.Rama si kryebashkiak, pasi fshiu pluhurat në ministrinë e Shëndetësisë dhe së fundmi edhe në ministrinë e Arsimit , do kthehet si 'fshesare' aty ku e mori zanatin. Aferim ju qoftë.

    Lini një Përgjigje