Aktualitet 2 Mars 2024, 11:26

Zgjedhjet për kreun e KMSH, protestë para Medresesë: Nuk ju duam, jeni gylenistë!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet për kreun e KMSH, protestë para Medresesë: Nuk ju duam,

Zgjedhjet për kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë janë shoqëruar me protestë. 

Një grup besimtarësh myslimanë që janë kundër drejtuesve aktual të Komunitetit Mysliman Shqiptar, po protestojnë paralelisht me zgjedhjet.

Ata akuzojnë drejtuesit aktual si gylenist dhe pjesëtarë të grupit famëkeq FETO në Turqi, si dhe i cilësojnë zgjedhjet si jo legjitime.

Ky grupim është i njëjti që përzunë nga xhamia myftiun në xhaminë “Dine Hoxha”.

Kujtojmë se, votimi do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës, pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të kryetarit aktual Bujar Spahiu, i zgjedhur më 02 mars të vitit 2019.

Kandidatë janë kryetari aktual Spahiu, Eduard Shefki, Administrator i myftinisë së Durrësit si dhe Emirjon Vathaj, Myfti i Beratit.

Këto zgjedhje mbahen mes akuzave dhe polemikave se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është i kapur nga njerëzit e Fet’hullah Gylenit, ose siç e konsiderojnë ata, organizata FETO. Një pjesë e besimtarëve mysliman i konsiderojnë zgjedhjet e sotme si “një teatër të orkestruar”.