TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Gusht 2025, 16:42

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi mbulon zonën

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, tymi

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës.

Nga pamjet shihet tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve.

Lini një Përgjigje