TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2023, 20:45

Zjarret në Vlorë, shefi i zjarrfikëses: Flakët favorizohen nga era, rrezikohen banesat

Shkruar nga Pamfleti

Zjarret në Vlorë, shefi i zjarrfikëses: Flakët favorizohen

Shefi i Zjarrfikëses, Luan Kapaj ka folur për situatën e zjarreve në Vlorë.

Teksa ishte në terren duke punuar për shuarjen e flakëve, Kapaj tha se situata është shumë e vështirë dhe se rrezikohen banesa. Ai tha se era favorizon flakët, ndërsa theksoi se janë vetëm 30 veta personel dhe se është vështirë për ta përballuar me kaq persona.

“Ky zjarr ka nisur ka disa orë, është shumë i vështirë për ta vënë në kontroll sepse era e fortë bën të mundur shpërndarjen e flakëve, i cili po djeg vreshta, ullinj, pemë frutore. Rrezikohen banesa. Është shumë e vështirë, terreni me shkurre të dendura, e kemi pasur të pamundur për ta vënë në kontroll. Jemi të njëjtat forca, është e pamundur sa do fuqi të ketë zjarrfikësi për ta përballur këtë situatë zjarri të vështirë. Janë disa fshatra që janë përfshirë nga zjarret. Jemi 30 personel operues për situata zjarri”, tha Kapaj.

vlore banesa rrezik zjarr

Lini një Përgjigje