TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2023, 13:40

Fredi Beleri humb “betejën e fundit”, mbetet në burg

Shkruar nga Pamfleti
Fredi Beleri humb “betejën e fundit”, mbetet në burg
Fredi Beleri

Fredi Beleri ka humbur sot betejën e fundit me drejtësinë shqiptare për të lënë qelinë.

Gjykata e Lartë rrëzon Fredi Belerin, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit. 

Fredi Beleri i cili doli fitues në zgjedhjet vendore, u arrestua në 12 maj, me dyshimin e korrupsionit pasiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim.

Gjykatat e tjera e kanë rrëzuar në 5 raste kërkesën e tij për tu liruar ndërsa për herë të parë kjo masë sigurie do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.

Dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave.

Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.

I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngul lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike. Edhe Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh Kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i cili vizitoi dje (18 korrik 2023) qytetin e Himarës kërkoi lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri. 

fredi beleri gjykata e lartë

Lini një Përgjigje