TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2025, 07:44

Zjarri në Dukat, flakët dalin jashtë kontrollit; nisen forca shtesë 

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Dukat, flakët dalin jashtë kontrollit; nisen forca

Vatra e zjarrit në malin Vastak, në fshatin Dukat të Vlorës, vazhdon të jetë aktive. Ndërsa mësohet se zona e përfshirë nga flakët është zgjeruar ndjeshëm.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri me helikopterin 'Cougar' gjatë ditës së djeshme, zjarri nuk është vënë ende nën kontroll.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, drejt zonës janë nisur ekipe të tjera pune, të përbëra nga zjarrfikës, inspektorë të pyjeve dhe përfaqësues të zonave të mbrojtura.

Lini një Përgjigje