
Prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, një zjarr masiv ka përfshirë malin e Dukatit, duke krijuar një situatë të rrezikshme që po përkeqësohet nga era e fortë. Flakët kanë avancuar ndjeshëm dhe rrezikojnë të përhapen drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Pavarësisht përpjekjeve intensive nga forcat zjarrfikëse dhe ato të armatosura, terreni i vështirë malor ka bërë të pamundur ndërhyrjen efektive me mjete. Gjatë gjithë ditës është punuar për të izoluar frontin e zjarrit dhe për të mos lejuar kalimin e flakëve në zonat e mbrojtura natyrore.
Me rënien e errësirës, operacioni i shuarjes është ndërprerë për arsye sigurie dhe do të rinisë sërish në orët e para të mëngjesit. Autoritetet njoftojnë se po pritet ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll situatën, e cila mbetet kritike.
Lini një Përgjigje