TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 13:32

Zjarri në pallatin pranë QSUT, gruaja kërkon njeriun e afërt: Nuk e di ku ndodhet, nuk kam komunikuar që dje

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në pallatin pranë QSUT, gruaja kërkon njeriun e
Zjarri në pallatin pranë QSUT, gruaja kërkon njeriun e afërt

Banorët e pallati që u shkrumbua dje nga flakët kanë folur lidhur me ngjarjen. Një prej banoreve tregon se banesa e saj nuk është djegur, por shpreson që të ndërrohen të gjitha panelet e kompleksit me qëllim që banesat të jenë më të sigurta, nëse situata përsëritet.

“Shyqyr nuk më është djegur shtëpia. Të siguruar jemi, ka qenë goxha metri katror. Ne shpresojmë që të ndërrojnë të gjithë panelet, se mund të na ndodhë edhe ne. Nëse ndërrohen panelet jemi më të sigurt. Prej një viti e kam blerë shtëpinë”, tha banorja.

Ndërsa një tjetër grua tjetër ka shkuar pranë kompleksit për tu interesuar për një të afërmen e saj, pasi prej ditës së djeshme nuk kishte asnjë kontakt, madje edhe telefonin e kishte të fikur. Ajo shprehet se me të afërmin e saj nuk ka komunikuar fare dhe nuk e di se çfarë i ka ndodhur.

“Kam një njeriun tim, por ka telefonin e fikur. Nuk kam komunikuar, e ka të fikur telefonin, prandaj erdha të pyes. Nuk e di fare ca ka ndodhur. Nuk kam komunikuar që dje. Them mos është larguar nga shtëpia se s’ka mundësi”, tha qytetarja.

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për ncidentin e ndodhur të martën ku një pallat 12-katësh në kryeqytet mori flakë.

Të ndaluarit janë inxhinieri i kompanisë Enver Admi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara.

Nga zjarri shtatë persona u dërguan në spital, mes tyre edhe zjarrfikës që punuan për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.

 

gruaja kërkon njeriun e afërt zjarri në pallatin pranë qsut

Lini një Përgjigje