TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Prill 2026, 12:45

Djegia e pallatit në Tiranë, arrestohen 4 persona; mes tyre menaxherja e “Big Market”

Shkruar nga Pamfleti

Sipas të dhënave paraprake, rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një biznesi.

Djegia e pallatit në Tiranë, arrestohen 4 persona; mes tyre menaxherja
Djegia e pallatit te ‘Farmacia 10’

Pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin te “Farmacia 10” në Tiranë pranë QSUT, policia ka arrestuar 4 persona, njëri prej tyre është menaxheri i Big Marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri.

Të ndaluarit janë inxhinieri i kompanisë Enver Admi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara.

Zjarri dyshohet se ka nisur nga pika e Big Marketit në katin e parë. Dyshohet se janë djegur disa kuti kartoni ngjitur me fasadën e pallatit dhe flakët më pas janë përhapur me shpejtësi në gjithë godinën. 

Në pranga është vënë edhe administratori i pallatit, ndërsa mësohet se në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit.

Ende nuk është zbardhur zyrtarisht shkaku i zjarrit që dogji dhe shkrumboi 30 apartamente.

Për ngjarjen reagoi edhe kryeministri Edi Rama  në rrjetet sociale.

Rama tha se godina e dëmtuar do të rindërtohet plotësisht nga vetë ndërtuesi, duke theksuar se, sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit nuk lidhet me cilësinë e ndërtimit.

Ai nënvizoi gjithashtu se qytetarët e prekur nuk do të lihen të përballen vetëm me pasojat, teksa shtoi se ky rast nxjerr në pah rëndësinë e sigurimit të banesave ndaj fatkeqësive.

“Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet, rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

Gjithsesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, ka shkruar Rama.

Më 14 prill, një pallat 12-katësh u përfshi nga flakët, pranë ‘Farmacia 10’ në Tiranë në orët e pasdites. Sipas të dhënave paraprake, rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një biznesi.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve. Si pasojë e ngjarjes, 11 persona përfunduan ditën e djeshme në spital.

 

djegia e pallatit te ‘farmacia 10’ arrestohen 4 persona

4 Komente

  1. l
    leshi i leshit

    Vleresoni deklaraten e kryeministrit: Demet ne pallat do rindertohen nga ndertuesi!!!! Shkaku i zjarrit nuk ka lidhje me ndertimin...shkaku i zjarrit nuk lidhet me cilesine e dertimit!? Pyetja per kryeministrin: Sa raste ka qe kane rene zjarre ne apartamente banimi shumekateshe dhe zjarri eshte lokalizuar dhe nuk eshte perhapur, sepse nuk eshte perdorur nga ai leshi i mikut te kryeministrit per izolim te jashtem. U dogj vite me pare ne fasaden e jashte nje pallat me lesh te tillle ...po pse po lejohet persesri ky leshi???? Apo per miqte dhe oligarket e qeverise nuk ka ligje e rregulla????

    1. A
      A. B.

      Përfaqësuesi mafies ndërtimit tha pak a shumë pse nuk u siguruat. Ndërtimi është perfekt. Po zjarrfikëset që nuk janë pajisur me shkallë, po veshja e godinës me material të djegshëm, po mungesa e kontrollit. Po cirku me helikopterë që donin të fiknin fasadën..

      1. A
        Albana

        Po godina ishte e siguruar ne raste te fatkeqesive natyrore, ose aksidenteve te tilla qofte edhe nga pakujdesia? Pse me urdhera nga lart se kush duhet ta ndertoje, pa u bere nje vleresim zyrtar ne rastin ne fjale?

        1. Y
          Y

          Eshte detyre e shtetit (Institutit te Ndertimit i cili duhet te certifikoje cdo material qe futet ne vend dhe perdoret ne ndertim.Eshte detyre eshtetit qe duhet te kete kushte teknike dhe eshte pa to qe nga viti 1989. Pse nuk u denua asnjeri per pallatet e demtuara nga termeti? Se nuk ka kushte teknike dhe eshte e veshtire te percaktohet faji. Pra kemi shtet mosperfilles per nje nga aktivitetet me te rendesishme per qytetaret qee eshte ndertimi.

          Lini një Përgjigje