Aktualitet14 Qershor 2024, 19:42

Zjarri në Shkodër/ Shkrumbohen 25 njësi tregtare dhe një vilë, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Shkodër/ Shkrumbohen 25 njësi tregtare dhe një

Zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse po tentojnë të shpëtojnë nga flakët banesën e dytë.

Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ka marrë përmasa të mëdha teksa flakët kanë përpirë edhe dy banesa, duke e shkrumbuar pothuajse të tërën.

Raportohet se nga flakët janë shkrumbuar 25 njësi tregtare.

Zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse po tentojnë të shpëtojnë nga flakët banesën e dytë. Nga zjarri rrezikohet edhe një shkollë aty pranë.

Mësohet se përveç zjarrfikësve në vendngjarje, priten të mbërrijnë edhe mjetet nga Ulqini, Malësia e Madhe, Tivari dhe Lezha.

Po ashtu drejt vendngjarjes pritet të mbërrijë edhe një helikopter i emergjencave civile.

Shumë banorë janë evakuuar nga banesa afër shtëpisë që ka marrë flakë në rrugën ‘Ndoc Mazi’ teksa aty ka mbërritur edhe kryebashkiaku Benet Beci.

Tregu ishte me rroba të përdorura, çka ndihmoi më shumë në përhapjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.

“Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara kundër zjarrit të rënë para pak minutash në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.

Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e në ndihmë të tyre janë nisur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini. Fatmirësisht dëmet janë veç materiale”, shkruan Beci.

Zjarri në Shkodër/ Shkrumbohen 25 njësi tregtare dhe një

 

zjarri në shkodër/ 25 njësi tregtare vile ndihme ulqini