Aktualitet14 Qershor 2024, 19:23

Zjarri i madh në Shkodër, reagon policia: Po bëhet evakuimi i banorëve

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri i madh në Shkodër, reagon policia: Po bëhet evakuimi i
Zjarr i përmasave të mëdha në Shkodër

Policia ka reaguar për zjarrin e përmasave të mëdha që ka rënë në lagjen Qafë Hardhi pranë tregut në Shkodër.

Forca të shumta zjarrfikëse drejt vendit të ngjarjes. Për momentin nuk raportohet për të lënduar.

'Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.

Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.

Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.', njofton policia.

 

zjarr shkodër