TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2023, 18:37

“Zot na ruaj në çfarë xhungle jetojmë”, Milaim Zeka: SPAK të hetojë policët e Krujës, nëse nuk do ishte media ngjarja do fshihej

Shkruar nga Pamfleti

“Zot na ruaj në çfarë xhungle jetojmë”, Milaim

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Krujë, ku u dhunuan barbarisht dy persona nga fisi Rraja, pas një konflikti për guroren në fshatin Borizanë. Ai shprehet se duhen falenderuar mediat për arrestimet e 8 personave që morën pjesë në këtë akt skandaloz.

Zeka thotë gjithashtu se shteti nuk do të reagonte nëse ngjarja nuk do të merrte përmasa të mëdha. Më tej, ai i bën thirrje SPAK-ut të hetojë çdo polic dhe prokuror në Krujë.

“Për këto arrestimet e fundit në Shqipëri, duhen falenderuar vetëm mediat. Po te mos ishin ato, edhe 100 vjet nuk do të reagonte shteti.

Nëse ka shtet funksional dhe nëse SPAK-u do të tregojë neutralitetin bashkë me forcën e veprimit, në radhë të parë duhet hetur çdo drejtor policie, çdo hetues, çdo prokuror në këtë zonë.

Zot na ruaj se në çfarë xhungle jetojmë!!!”, shkruan Milaim Zeka.

milaim zeka dhune kruje

Lini një Përgjigje