TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 7 Gusht 2023, 18:54

3 dokumente të reja, që provojnë se Landfilli i Tiranës është “vepër” e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
3 dokumente të reja, që provojnë se Landfilli i Tiranës
Landfilli i Tiranës

Fondet për landfillin e Tiranës, i ka vënë në lëvizje personalisht kryeministri Edi Rama me vendim qeverie, jashtë kompetencës së tij dhe pa miratim të Ministrisë së Financave e pa ligj parlamenti, duke i hequr 92 milionë Euro Ministrisë së Energjisë e kaluar Kodian Zotos...

Sot po publikojmë 3 dokumente e falsifikime të tjera zyrtare, që vërtetojnë se niveli i lartë ku është gatuar dhe realizuar afera e landfillit të Tiranës, është kryeministri Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm Engjëll Agaçi dhe ministri Lefter Koka.

Gjithçka është bërë me mashtrim aktesh shtetërore të paramenduara, për t’ia dhënë sa më shpejt koncesionin Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, me firmën "Integrated Energy B.V.” që nuk ekzistonte fare, por kryeministri Rama e prezantoi si kompani të huaj serioze me 30 vite përvojë.

Dokumenti i parë/ Kjo kompani i krijua nga Klodian Zoto më 30 gusht 2017, por çuditërisht, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, deklarojnë se tenderin për landfillin e Tiranës e paska bërë në datën 17 gusht 2017, pra 13 ditë para krijimit të kompanisë.

3 dokumente të reja, që provojnë se Landfilli i Tiranës

Ndërsa njoftimin për shpalljen fituese të firmës "Integrated Energy B.V.”, Qeveria dhe Ministria e Mjedisit e kanë bërë më 24 gusht 2017, që rezulton 6 ditë para se Klodian Zoto të krijonte firmën e Landfillit, ku mashtrimi është “e zeza mbi të bardhë”, sikur gjoja tenderi ishte bërë, ishte i hapur dhe kishte marrë pjesë vetëm kjo kompani.

3 dokumente të reja, që provojnë se Landfilli i Tiranës

Dokumenti i dytë/ Më 31 gusht 2017, ministri Lefter Koka, me miratim të kryeministrit Edi Rama, ka firmosur kontratën për landfillin e Tiranës me kompaninë "Integrated Energy B.V.” të Klodian Zotos, që rezulton 1 ditë pas krijimit të saj dhe me 100% të fondit limit 128 milionë, 248 mijë e 330 Euro pa TVSH, kur ligji për PPP-të detyron të nënshkruhet pas 3 muajsh.

3 dokumente të reja, që provojnë se Landfilli i Tiranës

Dokumenti i tretë/ Është Vendimi nr. 320, datë 31 maj 2018 i qeverisë, i firmosur nga Edi Rama; me të cilin, duke përdorur si propozues ministrin e Energjetikës, urdhëroi që nga buxheti i vitit 2018 i Ministrisë së Energjisë, të paguhej landfilli i Tiranës, të cilit i kaluan 92 milionë Euro.

3 dokumente të reja, që provojnë se Landfilli i Tiranës

Ky vendim i firmosur nga Edi Rama, vërteton se fondet për landfilin e Tiranës, i ka vënë në lëvizje personalisht kryeministri Edi Rama me vendim qeverie, jashtë kompetencës së tij, pa miratim të Ministrisë së Financave, megjithëse ish-Ministri Arben Ahmetaj ishte në detyrë dhe nuk pranoi të financohej landfilli i Tiranës, pa ndryshim të buxhetit me ligj në parlament.

Por Edi Rama i hoqi 92 milionë Euro fonde sektorit të energjisë, rrugëve e ujësjellësve dhe ia dha landfillit, megjithëse në kontratë përcaktohet se landfilli do financohej nga firma private, ndërsa shteti do të likujdonte nga 4.2 milionë Euro në vit gjatë 30 viteve.

Këto dokumente, tregojnë se me procedimin e Ahmetajt dhe urdhër arrestin për të, SPAK-ut i ka ngelur ‘okllaia’ në dorë, dhe nuk di si t’i hollojë e t’i shtrojë petët e lakrorit që mendoi të bënte, duke tentuar t’ia ngec e ta mbyll me “Tigrin”, përgjegjësinë e nivelit të lartë për landfillin e Tiranës, kur ai nuk ka asnjë lidhje./Pamfleti

landfilli i tiranës edi rama 3 dokumente të reja vepër

Lini një Përgjigje