TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia17 Janar 2026, 15:44

Afera me “Paketën e Maleve”, 43 krerë bashkish refuzojnë grabitjen e pronës publike!

Shkruar nga Pamfleti
Afera me “Paketën e Maleve”, 43 krerë bashkish
Rama presion kryebashkiakëve

Përballë presionit të Ramës për të shpallur zonat malore si “prioritet zhvillimi” dhe për t’ua dhënë investitorëve strategjikë, 43 kryetarë bashkish të PS po refuzojnë të çojnë listat. Kryeministri i kërcënoi hapur sot se nuk do rikandidohen...

Krerët e bashkive duket se kanë bërë me dhimbje koke Edi Ramën, lidhur me të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”.

Prej disa muajsh, kreu i qeverisë po ushtron presion të jashtëzakonshëm që prona publike t’u jepet oligarkëve, mirëpo jo të gjithë po i binden.

Sot, në takimin që pati në Golem me krerët e bashkive, Rama shtoi dozën e kërcënimeve, duke paralajmëruar krerët socialistë të bashkive se nëse nuk i çojnë listën e pronave në kuadër të “Paketës së Maleve”, ata nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Bëmë një takim për Paketën e Maleve, sot jo të gjitha bashkitë e kanë kryer fazën e parë. Është e papranueshme. Cili duhet të jetë objektivi? Ditën e parë që u shpall në website kishte mbi 700 interesime nga shqiptarë jashtë atdheut, është instrument i sigurt për të tërhequr çdo shqiptar nga jashtë. Si ka mundësi që nuk ka mbaruar ende faza e parë? Ç’është kjo shkencë e madhe për të përcaktuar hartën? Megjithatë, i kam kërkuar drejtores së Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të jetë në dispozicion të secilës bashki për harta për çfarëdo që keni nevojë. Dhe i kam kërkuar ministrit Demo të vendoset një target për çdo bashki”, tha Rama.

Në fakt, duke iu referuar vendimeve të qeverisë, vetëm 10 bashki socialiste kanë shpallur zonat e para me “përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të “Paketës së Maleve”, ndërsa 43 të tjera që drejton PS nuk e kanë bërë këtë gjë.

Sipas vendimeve të qeverisë, të vetmet bashki që janë bindur janë: Bashkia Klos, Bashkia Vau i Dejës, Bashkia Mat, Bashkia Shijak, Bashkia Shkodër, Bashkia Kukës, Bashkia Belsh, Bashkia Elbasan, Bashkia Përmet dhe Bashkia Skrapar.

Sipas ligjit, “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” është zona e cila, për shkak të karakteristikave që ofron peizazhi, burimet natyrore, trashëgimia kulturore apo tërësisë së aktiviteteve në natyrë që ofrojnë, përbëjnë potencial për zhvillimin e ekonomisë dhe nxitjen e investimeve...

Ligji parashikon mbështetjen vetëm për 500 projekte, të cilat do të përzgjidhen mbi bazën e planeve të zhvillimit që aplikantët duhet të dorëzojnë. Përfituesit, që mund të jenë individë ose biznese të regjistruara, nuk do të paguajnë asnjë taksë për 10 vjet, përfshirë TVSH-në, tatimin mbi fitimin, taksën e pasurisë dhe taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Por ligji, edhe pse në pamje të parë duket ndihmues, në fakt ka shumë probleme sipas ekspertëve. Ligji parashikon që bashkitë janë nismëtare të procedurës që do të çojë në kalimin e pronave shtetërore apo private në pronësi të “investitorëve”, duke i kërkuar qeverisë që tokat në territorin e tyre të shpallen “zona zhvillimi”.

Por ka shumë prona për të cilat ka konflikte mes banorëve, pasi nuk është e qartë pronësia. “Paketa e Maleve” del mbi ligjet e tjera pronësore dhe gjasat që të kemi përplasje dhe konflikte janë të shumta. Sipas qëllimit të shpallur, skema synon të nxisë rikthimin e banorëve që të investojnë në tokat e tyre në zonat malore, ku shpopullimi dhe mungesa e zhvillimit është problem. Por opozita dhe shumë kritikë shprehen se ky ligj mund të jetë si pretekst për të kaluar shumë zona malore në duart e “investitorëve strategjikë” të Ramës. /Pamfleti

 

rama paketa e maleve

6 Komente

  1. S
    Shkelzen graci.

    Kur atp mban peng prej 10 vjet pronat me dok pronesie para1944 dhe ligji ndryshon cdo 2 vjet per te vazhd sorollatjen me shenzime kolosale per pronaret,dhe mashtruar b.evropian e usa ,del ne drite "xhevahiri" i radhes i politikes 35 vjecare ne shqiperi :hiqet me ligj pronesia kullosore fshatare e njohur si kullote dhe pyll privat,si dhe pyll e kullote e perbashket e fsh shqiptare njohur ndryshe si cair dhe musha, e njohur si e drejte mijera vjecare. Ky turp ne kohen qe vendet e qytetruara po njohin padrejtesite ndaj popullesive vendase ,si vendasit e usa apo vendeve te kolonizuara,duke i demshperbl per cka ndodhur ne dem te tyre.keto eksperimente ne rruge te "pa shkelura"jane tragjike jo vetem per pronaret e ligjeshem por per gjithe shqipetaret.shkaterrimi i kontrolluar , gjate i programuar ,i kryer me devocion e perpikemeri nga armiqte e races shqiptare pasi mbaroi pune me industrine e bujqesine,vazhd me shkaterr e shkollava,moralit, shterimin njerezor etnik,kalimi ne zvendesim te bute por te pa ndeprere te popullesise homogjene shqipt dhe te gjitha te luajtura nga kukulla vendase qe po e cojne kete popull ne asgjesim te pa kthyeshem.

    1. B
      Bledar makishti

      Ju them mos degjoni edi Ramen ua them une bledar makishti se vjedhni pronat e shqiptarve mos e lejoni po prisni cfar do ti dal edit te zk 8340 si ka vjedhe te Boulevard i ri 70200femije mbi fakte e prova se dosjene e ka Europe America e tjere vetem prisni

      1. T
        Tiranë

        Bravo, ju lumtë këtyre kryebashkiakëve. Mos lejoni qe ne vendabimet tuaja, ne fshatrat tuaja te mos mund te shëtisnin te lire ne tokat e terrenet e bashkisë. Mbani ato ne pronësi te Bashkisë per shikim te perbashkey, mos lejoni qe nesër te ndalohen te shëtisnin ne ato tokat nga pronare bandit drogaxhinje. Asnjeri pellembe te Bashkisë mos e lejoni te bie ne duart e e banditëve te Ramutit apo Salehut. Ramuti e Saëehu ju duan vetem brenda mureve te banesave, ju duan qe te bëheni rrenjeshkulur,..

        1. J
          Jeta

          Paketa e maleve eshte skenar armiqesor grekoshkja. Keta duke te jini zhveshin nga cdo e drejte shoqërore, nuk do te keni me te drejta si shoqëri shqiptare. Duan te ju shndërrojnë ne individ te thjesht, pa pasuri, individ qorr qe votoni dhe konsumoni produktet, livadhet, malet e hotelet e tyre... Mbroni pronën nga paraja e fsheht dhe e piste e ruso-grekoshkijeve.

          1. s
            salah

            Dikur kishte dokumente të nivelit të lartë të tokës sipas ligjit: Zona 7665 Turizëm, prioriteti më i lartë, garanci shtetërore dhe absolute. Kjo tokë u shit dhe u zhvillua në një mënyrë mafioze, duke shkelur të gjitha rregulloret e ndërtimit dhe duke shkatërruar mjedisin dhe pyjet, gjithashtu kundër çdo ligji dhe logjike të shëndoshë. Kadastra e Durrsit iu shit kriminelëve dhe u falsifikua plotësisht. Në këto rrethana, nuk do të ketë turizëm.

            1. N
              Nerim Lumi

              Deri në vitin 1944-1945 kur nuk ishte instaluar regjimi komunist në Shqipëri,çdo pëllëmbë tokë e Shqipërisë,fushë e mal,, lugina, lumenj, përrua, kodër, bregdet,me përjashtim të rërës së plazhit,ka patur pronar çdo pëllëmbë e tokës shqiptare,bile pronar mijëra vjeçar që e ka mbrojtur me gjak ato troje.Kjo vjedhja e pronës dhe shitja e tokave shqiptare ka filluar shumë herët, dmth ka traditë qysh kur u dorëzua Janina pa luftë, Greqisë.Vazhdon me pazaret e Esat pashë Toptanit me sllavët,me Ahmet Zogun farefis me Esatin përsëri me sllavët,dhe dhurimin e Shën Naumit sllavëve.Ahmet Zogu gjithashtu gjithë pronat që kishte e ka familja mbretërore,janë prona të rrëmbyera,me përjashtim të pronave në fshatin Burgajet të Matit.Pastaj erdhi dhe shfarosësi më i madh i pronave të shqiptarëve,rregjimi komunist,por të paktën ky regjim,nuk shiste asnjë centimetër katror tokë shqiptare askujt.Kurse këto llarot e plutokracisë politike fashiste shqiptare që kanë 35 vjet që shkërrmoqin çdo pëllëmbë tokë shqiptare në Shqipëri,me këto vendime të dhunshme,pa pyetur të zotin e trojeve shqiptare,po kërkojnë të na shkaktojnë një vëllavrasje të re,e të na shkërmoqin si shtet e komb.. Vdekje oligarkisë fashiste politike shqiptare.Pronat janë të popullit shqiptar.Shqipëria nuk shitet..????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

              Lini një Përgjigje