TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Janar 2026, 07:27

“Qumësht me aflatoksinë”, Braçe denoncon skandalin: 'Lufra' po shkatërron fermerët, favorizohet nga qeveria

Shkruar nga Pamfleti

“Qumësht me aflatoksinë”, Braçe denoncon skandalin:

Kompania Lufra ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e fermerëve!

Deputeti socialist Erion Braçe ka publikuar denoncimin e një fermeri nga zona e Myzeqesë i cili është në prag të falimentit për shkak të praktikave “hileqare” të kompanisë së përpunimit të qumështit, Lufra.

Në një mesazh drejtuar Braçes, fermeri akuzon kompaninë se po i “shkatërron” me strategji. Konkretisht, pasi fillimisht uli ndjeshëm çmimin e grumbullimit të qumështit, sipas tij kompania Lufra tashmë ka nxjerrë si justifikim praninë e aflatoksinës për të refuzuar produktin e tyre.

Erion Braçe e cilëson këtë si një krizë të paralajmëruar dhe thekson se rrënjët e problemit qëndrojnë te politikat fiskale dhe ekonomike të ndjekura nga qeveria Rama.

Ai shprehet gjithashtu se skema e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe aksioni kundër informalitetit, i ndërmarrë në korrik shërbeu si instrument për të favorizuar importin dhe fabrikat e mëdha, në dëm të prodhuesve të vegjël dhe blegtorëve vendas.

Sipas Braçes, justifikimi i aflatoksinës është një pretekst, ndërsa fabrikat e mëdha do të orientohen drejt lëndës së parë nga importi, i cili favorizohet nga politikat aktuale fiskale dhe kursi i këmbimit valutor. Deputeti i cilësoi politikëbërësit si “magjistarë të financave publike”, të shkëputur nga realiteti i vështirë i fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë.

"Jemi fermerë nga zona e Bubullimës. Kompania e qumështit Lufra po na shkatërron. Deri dje kishte skemën gjoja njerëzit i hidhnin ujin, me gjasë qumështit. çmimin e uli fare, por tani ka nxjerrë gjoja dhe aflatoksinë dhe po kërkon të na përzërë fare. Ku të vemi ne? Ku t’i çojmë lopët? Ku dreqin të mbytemi? Pse nuk reagon Ministri i Bujqësisë? e të tjerë me radhë.

Po ndodh një gjë që praktikisht unë e kisha paralajmëruar. Skema e tatimit mbi vlerën e shtuar, patjetër që favorizon importin. Dhe për këtë u bë debati në fund të vitit që shkoi, edhe në nëntor, edhe në dhjetor, po kur nuk kupton, nuk kupton.

E dyta gjë që është po kaq e rëndësishme, ishte ai aksioni kundër informalitetit me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore. E që ishte instrumenti i kërkuar nga këto fabrikat e mëdhaja për të goditur elementin e mesëm në treg, që ishin baxhot.

Rrënimi i baxhove, siç e pata lajmëruar, ka lënë në treg vetëm dy faktorë: bujkun, blegtorin në këtë rast, siç kjo goca këtu që më shkruan mua dhe plot të tjera si puna e saj, dhe do jua tregoj mesazhet një për një, dhe fabrikave.

Tani, pas rrënimit të baxhove totalisht, bujku nuk ka ku e çon më qumështin, ose tek fabrika dhe me çmimin që do fabrika, ose asgjëkundi tjetër.

Urdhëroni, kjo po ndodh. Pra tani po i thonë që e keni qumështin me aflatoksinë. Ku ta çojnë ata?

Po mirë, po fabrikat si prodhon? Me gjasë, ka gjetur lëndë diku tjetër.

Se Shqipëria, për shkak të lagështirës, duhet të jetë doemos me aflatoksinë.

Cili mbetet burimi? Importi. Importi, i favorizuar edhe nga kursi i monedhës, i favorizuar edhe nga tatimi mbi vlerën e shtuar i këtyre magjistarëve të financave publike shqiptare, që nuk kuptojnë kurrë dhe s’kanë për të kuptuar kurrë ndonjëherë, se kurrë nuk e kanë ulur menderen atje tek, tek stalla e lopëve, ku këta njerëz kanë ndërtuar jetën e tyre. Kaq e thjeshtë", shprehet deputeti.

 

11 Komente

  1. V
    Vendi me i varfer dhe me i vjedhur i Europes

    Sa RRK ka ky vend, aq i bukur nga natyra por i dhjere koke e kembe nga plehrat si ky ish zvkryeminstri deledash

    1. R
      Roku

      ky person eshte nje baxhelle politike! E paguajne per te ngritur cmimin e produkteve ushqimore..

      1. T
        Teme

        Ke wene zv kryeminister....ne ate kohe ra skema e rimb 20 % te fermereve. Ajo ishte skema me e mire per blegtoret Shqiptare. Skema e re ne vetem 10% favorizon importin.

        1. E
          E

          Fermeret nuk mund te futen ne skemat e subvencioneve (pervec lehtesirave te karburanteve) nese nuk deklarohen si subjekte tatimore

        2. .
          .

          Dhe pervec ketyre cmimi i qumeshtit lufra dhe erzeni eshte rritur me 100 leke keto dite. Shkoni shikojen ne markete!

          1. E
            E

            Mos e merr, kush te shtrengon..Ka plote konkurente ne qarkullim..

            1. B
              Bujku

              Mos u mërzisni kanë serbët qumësht për ju kur ju japinë grur miser miell pse mos tu pini dhe qumshtin socialistët do ta pinë me qefë dhe do ju shiboj

            2. O
              Opionisti

              1duhete return te gjitha qumesht ne te gjitha fabrika 2 te hetohete butter gjitha fabrika dhe mjelli 3te hetohete bulmete te hetohete fruta perime pesticide 4 te hetohete prishja perdhese 5 te hetohete ndertime dhe pallete lojra publish 6 te hetohete teknik punesh te gjitha 7 te hetohete coviti 8 te hetohete aksisa te hetohete ritja cimime bike dhe mileage inteurbane 9 te hetohete spittle private karburante place dhe sherbime ne spitale10 te hetohete pyramidal Leo defuse

              1. F
                Feçor Balluku

                Eshte skema e poshter e shpopullimit te Shqiptareve!!! Po e zbaton me perpikt se antishqiptaret sllavè.Njerezit duhet ti bejn bojkot ktyne prodhimeve me qumesht pluhur Serb

                1. B
                  Bujku

                  Mori fund shisni lopët kanë serbët qumështë për ju socialistve do ju shijoj mjaftonë të jenë në pushtet

                  Lini një Përgjigje