TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia15 Janar 2026, 13:54

Elira Kokona e Arlinda Pogaj, ‘marionetat’ që po përdor Edi Rama për grabitjen e pasurive dhe fondeve publike

Shkruar nga Pamfleti
Elira Kokona e Arlinda Pogaj, ‘marionetat’ që po përdor
Elira Kokona dhe Arlinda Pogaj /

Elira Kokona dhe Arlinda Pogaj, “firmëtarët” e aferave miliardëshe, zbulojnë skemën e përdorimit të ministrave e drejtorëve si mburojë penale për kryeministrin dhe rrethin e tij oligarkik...

Në pazaret me miqtë, oligarkët, trafikantët dhe grupet mafioze, kryeministri Edi Rama ka krijuar dhe po zbaton një skemë të rafinuar me përdorimin e “bedelëve” – ministra, drejtorë dhe kryebashkiakë – që firmosin aferat në vend të tij, për ta shpëtuar nga drejtësia.

Edhe pse shumë prej tyre kanë përfunduar në pranga ose nën hetim, dy drejtoreshat qendrore, Elira Kokona dhe Arlinda Pogaj, të njohura si “striptistet” e pazareve të Edi Ramës dhe Blendi Gonxhes, me urdhër të tyre, vazhdojnë të firmosin vjedhjen e pasurive dhe fondeve publike.

Aferat e rënda që ka firmosur Elira Kokona, Drejtoresha e Korporatës së Investimeve

Më 15 mars 2020, Edi Rama, për të maskuar vjedhjen e pasurive dhe fondeve me klientët e tij, sajoi Korporatën e Investimeve, kopje e agjencisë së PPP-ve dhe me të njëjtin qëllim e aktivitet.

Elira Kokona e Arlinda Pogaj, ‘marionetat’ që po përdor

Fillimisht, në krye të korporatës, Edi Rama emëroi Ermal Frashërin, të cilin më pas e spostoi dhe e la në bord, duke e zëvendësuar me dy bashkëdrejtorët Lorena Goxhobelli dhe Gledis Shehu.

Por edhe këta i spostoi, sepse i duheshin në Kadastër dhe në drejtorinë financiare të Korporatës, për të certifikuar vjedhjet. Prandaj, më 16 tetor 2023, i zëvendësoi me Elira Kokonën.

Me “ustalleshën” që Edi Rama e ka përdorur për shumë punë të pista, kur e kishte në Kryeministri dhe Sekretare të Përgjithshme në Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Elira Kokona ka firmosur aferat për ndërtimin e kullave dhe hoteleve rreth Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe stadiumit “Selman Stërmasi”, si dhe stadiumeve në Vlorë, Durrës dhe Korçë, nën maskën e rinovimit, duke u dhuruar 750 mijë m² troje shtetërore miqve të tij, Sinan Idrizi, Ilir Trebicka etj.

Ka firmosur aferën e Parkut Teknologjik fantazmë “Durana”, me sipërfaqe 261 mijë m² tokë në Xhafzotaj, i cili ekziston vetëm në letra, sepse faktikisht është një gropë offshore e krijuar nga Edi Rama për pastrim parash, fshehje pasurish dhe shmangie taksash nga kompanitë e lidhura me të.

Elira Kokona ka firmosur aferën për dhurimin e 200 mijë m² objekte dhe troje në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, si dhe 4 500 m² truall për hotel brenda QSUT “Nënë Tereza”.

Ka firmosur aferën për ndërtimin e kullave pranë Pallatit të Kongreseve, duke i dhuruar privatit 10 mijë m² truall; 60 mijë m² tokë publike në Farkë për ndërtimin e qendrës private “Expo Albania”; si dhe dhurimin e 12 mijë m² tokë shteti për kulla pranë godinës së Kadastrës në Tiranë.

Ka firmosur dhurimin e truallit të ATSH-së për kullë dhe 400 mijë m² tokë në Bulevardin e Ri të Tiranës për kulla, gjoja si konvertim për ndërtimin e zyrave të disa institucioneve.

Dy ditë më parë, SPAK filloi hetimin për Parkun Teknologjik që nuk ekziston në Xhafzotaj, të cilin e ka firmosur drejtoresha Elira Kokona, por hetimi do të thellohet dhe do të kalojnë në filtër të gjitha grabitjet e pasurive shtetërore prej saj.

Arlinda Pogaj, firmëtarja e pazareve të Edi Ramës dhe Blendi Gonxhes me tenderët

Në mars 2024, kryeministri Edi Rama hoqi Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara nga Ministria e Brendshme dhe e transformoi në shoqëri aksionare për 80% të tenderëve të Shqipërisë, duke e kaluar në vartësi të “mamuthit” Blendi Gonxhe, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Elira Kokona e Arlinda Pogaj, ‘marionetat’ që po përdor

Blendi Gonxhe emëroi drejtoreshë të kësaj shoqërie mikeshën e tij, Arlinda Pogaj, të cilën e kishte pasur drejtoreshë tenderësh në Bashkinë e Tiranës, në Agjencinë e Parqeve dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor, ku ajo firmoste të gjitha vjedhjet sipas pazareve që bënte Gonxhe, me të cilin shijonte shpesh “jetën e lirë” brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Pas emërimit ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhe nuk e mori me vete “striptisten” e tenderëve, Arlinda Pogaj; së pari, sepse lidhja dhe punët e pista të tyre ishin bërë “blozë”; dhe së dyti, sepse Ramës dhe Gonxhes u interesonte ta kishin në krye të Operatorit Qendror të Tenderëve.

Sot, 80% e tenderëve të Kryeministrisë, ministrive, agjencive, shëndetësisë, policisë, ushtrisë, burgjeve, arsimit etj., formalisht zhvillohen nga Arlinda Pogaj, sepse faktikisht ato ndahen sipas listave me emra të kompanive që paracaktohen nga Edi Rama dhe Blendi Gonxhe./Pamfleti

 

elira kokona arlinda pogaj edi rama

3 Komente

  1. F
    Feti Dema

    SPAK duhet të rregjistroi Kallzim Penal kryesisht , për: Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Institucioneve të vartësisë" si :'Organizatë e Strukturuar Kriminale'. Shkelje me qëllim e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të varësisë si dhe shkelje flagrante e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë. Drejtuesi i ri i P.P.K.O z.Klodian Braho duhet të bëj transparencën të nxjer Kallzimet Penale që qytetarët me emër dhe mbiemër dhe nën përgjegjësinë e tyre ja drejtuan SPAK. Paraardhësit e tij Drejtues të SPAK në bashkëpunim me stafin administrativ i i fshehën nëpër bodrume, në shkelje të ligjit.

    1. A
      Afera me brire

      Shume I vonuar SPAKU DURANA eshte ne faqe, e ka gati aferen kolosale. Jane hyperextension me vete edhe aferat e tjera pafund... Kokona eshte bedel por edhe perfituese.

      1. H
        Hopla

        SPAKU rri e veshtron... (Jo vetem Aspaku. Sepse Babloku ku fal te muri hebrejve)

        Lini një Përgjigje