TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Janar 2025, 10:45

Alarmi/ Gripi i shpendëve ka plasur, qeveria lejon pulat me salmonelë të KFC- së

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi/ Gripi i shpendëve ka plasur, qeveria lejon pulat me salmonelë

Rrjeti gjeorgjiano-rus i lidhur në ortakëri dhe në Call-Center e Forex me Olsi Ramën e Amant Josifin; furnizon me pula  edhe firmat shqiptare që fitojnë tenderët për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve të fëmijëve, spitaleve, konvikteve...

Qeveria ka dhënë alarmin e këshillon qytatarët të ruhen nga gripi i shpendëve, po në mes të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit, Lezhës, Vlorës, Beratit, Shkodrës dhe në zona të tjera të Shqipërisë, qeveria po lejon kompaninë gjeorgjiane “KFC”, të shes në treg dhe të hapë restorante e fast-foode me pula importi, për të cilat mashtrojnë me certifikata sigurie e origjine false.

Në 3 raporte radhazi, që sistemi gjumues e investigues ushqimor “RASFF” i Bashkimit Evropian i ka dërguar Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Drejtorisë së Doganave e Institutit të Shëndetit Publik, thuhet se pulat që importon, shet e përpunon rrjeti i dyqaneve e restoranteve KFC në Shqipëri, janë me Salmonelë e duhen bllokuar urgjent.

Por qeveria, vazhdon të lejojë rrjetin KFC, të importojë dhe shesë pula me salmonelë; ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, hartojnë raporte sikur kanë bllokuar e asgjësuar pulat kancerogjene të kompanisë KFC. 

Sepse bosi i rrjetit KFC, është gjeorgjiani Revaz Saakadze, i lidhur me krerët e pushtetit në Shqipëri dhe në ortakëri me rrjetin Call-Center e Forex të Olsi Ramës e Amant Josifit, prandaj nuk bllokohen dyqanet dhe restorantet KFC që importojnë dhe shesin pula me salmonelë.

Dyqanet dhe restorantet e rrjetit KFC, u hapën fillimisht në Tiranë, dy vite pasi PS erdhi në pushtet, me ndërmjetësim të Olsi Ramës e Amant Josifit, nëpërmjet kompanisë fantazmë ruse-gjeorgjiane “Dadu”, që shërbeu si maskë e rrjetit KFC në Shqipëri, me emrin e ndryshuar “Global Fast Food Albania”.

Po kështu grupi gjeorgjiano-rus, ka dhe kompaninë “Healthybites Sh.p.k”, me objekt restorante, import dhe shitje produkte mishi pule me shumicë e pakicë, fast-food, hoteleri, kafe-bar, minimarkete e supermarkete, regjistruar në emër të dy shtetaseve gjeorgjiane: Tatia Pavliashvili e Mariami Beriashvili.

Sipas informacionit që ka “Pamfleti”, rrjeti gjeorgjiano-rus i lidhur me kupolën e pushtetit në Shqipëri, furnizon me mish pule me salmonelë, firmat që marrin tenderë për furnizimin e kopshte- çerdheve të fëmijëve, spitaleve, konvikteve, ushtrisë, etj../Pamfleti

kfc salmonela gripi i shpendve

Lini një Përgjigje