TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Janar 2025, 11:27

Përgatitet shkrirja e Autoritetit të Konkurrencës, do kthehet në “vegël” e Ministrisë së Ekonomisë

Shkruar nga Pamfleti

Përgatitet shkrirja e Autoritetit të Konkurrencës, do kthehet

Kalimi në vartësi të qeverisë, nuk është për të shtuar numrin e institucioneve në varësi të kryeministrit, por për të marrë nën kontroll institucionin kushtetues, që monitoron tregjet dhe çmimet monopol, oligopolet, bankat, kartelet ekonomike- financiare, përqëndrimet, përthithjet dhe marrëveshjet e fshehta mafioze mes kompanive shqiptare e të huaja...

Dhe Autoriteti i Konkurencës, do ketë fatin e 25 institucioneve të pavarura kushtetuese, që gjatë viteve në pushtet të PS, janë shkrirë apo u është hequr autonomia dhe kanë kaluar në vartësi të kryeministrit Edi Rama.

Në mes të muajit dhjetor, ka nisur skenari nëpërmjet Eduard Shalësit e Klotilda Bushkës, që me gjoja propozim të një grupi deputetësh të PS, Autoritetit të Konkurrencës t’i hiqet statusi si institicion i pavarur kushtetues dhe të bëhet strukturë e qeverisë.

Ky skenar, parashikon që Autoriteti i Konkurrencës të tjetërsohet në agjenci qeveritare brenda Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, me argumentin se veprimtaria e këtij autoriteti ka lidhje me ekomoninë.

Fillimisht, u mendua të kalonte në vartësi të Ministrisë së Sipërmarrjes, por Babloku ka menduar, të jetë në një “dorë të fortë e të besuar” të tij, siç është ministri Blendi Gonxhe, te i cili ka kaluar administrimin e pasurive shtetërore, zonat e mbrojtura, agjencinë qendrore të tenderëve dhe shumë sektorë të tjerë me “bereqet” të madh.

Sipas informacionit, Autoriteti i Konkurrencës do quhet “Agjencia e Konkurrencës e Shanseve të Barabarta”; drejtuesin dhe bordin e të cilës, do t’i propozojë Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit dhe do t’i emërojë kryeministri, ndërsa deri tani ka qenë me kandidim individual dhe përzgjedhje e votim nga parlamenti.

Kalimi në vartësi të qeverisë, nuk është për të shtuar numrin e institucioneve në varësi të kryeministrit, por për të marrë nën kontroll institucionin kushtetues, që monitoron tregjet dhe çmimet monopol, oligopolet, bankat, kartelet ekonomike-financiare, përqëndrimet, përthithjet dhe marrëveshjet e fshehta mafioze mes kompanive shqiptare e të huaja. 

Megjithëse Autoriteti Konkurrencës ka statusin e një institucioni të pavarur kushtetues, ai aktron sikur është i tillë, por faktikisht vepron si vegël e kupolës së qeverisë duke mos prekur kompanitë shqiptare e të huaja monopol, koncesione, bankat dhe kartelet ekonomike të lidhura me pushtetin.

Kryetari Denar Biba dhe anëtarët e bordit drejtues, mes tyre Adriana Berberi, kanë qenë zyrtarë të lartë të qeverisë dhe përfaqësues të PS në KQZ e të zgjedhur në strukturat partiake./Pamfleti

 

autoriteti i konklurrencës

Lini një Përgjigje