Sipas strukturës e produktit programor, RTSH duhet të këtë maksimumi 300 punonjës, por ka 1210 punonjës, të cilët paguhen nga shteti, por që as formalisht, kryeministri nuk e sheh…

Gjatë bisedës në podcastin e tij me fituesit e “Fest 63” në RTSH, Beatriçe Gjergji e Kolë Laca, që do përfëqësojnë Shqipërinë në Eurovizion, kryeministri Edi Rama, deklaroi:
- Nuk e kam dëgjuar këngën tuaj fituese, sepse prej shumë e shumë kohësh nuk e ndjek festivalin në RTSH dhe nuk besoj se do ta ndjek ndonjëherë, por mos më pyesni përse nuk e ndjek.
Faktikisht, RTSH është katandisur me programe mediokre e pa vlerë, me lajme që merr nga ATSH, me ri-transmetime dokumentarësh të njëjtë prej vitesh që merr nga Kina, Afrika, Arabia e arkivi i para vitit ‘90, sa nuk mund ta shikosh as nëse nuk do kishte stacione të tjerë.
Dhe kryeministri Edi Rama, deklaroi se nuk e sheh RTSH-në prej shumë e shumë vitesh; madje as festivalin e këngës, të cilin, sipas tij nuk shkoi ta shihte, megjithëse sipas protokollit zyrtar ka patur ftesë zyrtare si kryeministër.
Për abandonimin e RTSH-së, kryeministri Edi Rama ka plotësisht të drejtë, por është anormale, kur këtë e deklaron ai që e ka mjetin qëndror shtetëror të informimit publik.
E vërteta është, se asnjë zyrtar i qeverisë dhe i shtetit, madje as deputetët anonimë, nuk e shohin dhe nuk e preferojnë RTSH-në as për intervista,
Babloku ka krijuar bindjen e saktë, se RTSH është katandisur aq sa nuk mund të shihet; por e financon me 21 milionë Euro çdo vit.
Sipas pasqyrave financiare, qeveria i jep RTSH-së 6 milionë Euro nga buxheti i shtetit dhe 15 milionë Euro në vit taksë televizori, përveç të ardhurave nga reklamat e donacionet; por gjersa është katandisur sa nuk e shikon as kryeministri, pse qeveria i jep nga 21 milionë Euro çdo vit?
Përse qeveria nuk kalon me vetë-financim RTSH-në, ose sipas skemës së shumë vendeve brenda e jashtë BE, që televizioneve shtetërore u financojnë vetëm 20% të aktivitetit, si detyrim vetëm për publikimet e programet shtetërore, ndërsa 80% i sigurojnë vetë.
Në RTSH, sipas strukturës e produktit programor, duhet të këtë maksimumi 300 punonjës, por ka 1210 punonjës, të cilët paguhen nga fondet e shtetit dhe nga taksa e aparatit të televizorit, që u zhvatet me dhunë qytetarëve.
Në muajin janar 2024, qeveria nëpërmjet ministrisë së Financave, i kërkoi ish-drejtorit Alfred Peza, që brenda muajit prill 2024, të shkurtonte 50% të punonjësve, por kërkesa u anulua me urdhër të Bablokut./Pamfleti
Lini një Përgjigje