TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia28 Prill 2023, 11:41

Bashkia e Tropojës e falimentuar, 18 shefat e saj, 4 ditë piknik me Charter në Zvicër, për “vizitë studimore-shkencore”

Shkruar nga Pamfleti
Bashkia e Tropojës e falimentuar, 18 shefat e saj, 4 ditë piknik me
Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Biberaj

Ndofta shkojnë për të studiuar mbjelljen e pemëve/ Sipas dokumentit që po publikon “Pamfleti”, pikniku do fillojë më 5 maj e do përfundojë më 8 maj, kur Charteri do t’i sjellë përsëri në aeroportin e Kukësit, ndërsa banorët e Tropojës nuk e besojnë, sa shumë sakrifica bëjnë “rilindësit” për hallet e tyre...

Programi elektoral i PS dhe krye-rilindësit Edi Rama për zgjedhjet e 14 majit, është vetëm kursimi, mbjellja e pemëve dhe tallavaja nëpër sheshet e qyteteve, ku kërcimtari është Babloku e shoqëruesit janë militantët.

Mirëpo Kryetari i Bashkisë së Tropojës dhe vartësit e tij, kanë vendosur të bëjnë edhe një piknik kolektiv jashtë Shqipërisë me shpenzimet e Bashkisë, meqë kjo bashki është e falimentuar.

Sipas tenderit të shpallur nga Kryetari i Bashkisë-Tropojë, Rexhë Byberi më 26 prill 2023 e që do bëhet me urgjencë më 27 prill, janë porositur 18 bileta avioni për në Bazel-Zvicër, me akomodim në hotel, 2 vakte ushqim dhe shërbime të tjera transporti me taxi, vizita e argëtime.

Bashkia e Tropojës e falimentuar, 18 shefat e saj, 4 ditë piknik me

Nisja e shefave të Bashkisë do bëhet nga Aeroporti i Kukësit në datën 5 maj 2023, ndërsa kthimi do bëhet në datën 8 maj, ose 6 ditëve para zgjedhjeve po në Aeroportin e Kukësit.

Por duke qenë se ky aeroport është i bllokuar, mbasi i është çarë njëri aks i pistës dhe nuk ka transport me linja të zakonshme as gjatë muajit maj, 18 shefat e Bashkisë së Tropojës do fluturojnë me Charter të porositur nga agjencia që është rënë në pazar për të marrë tenderin.

Në motivin e udhëtimit e qëndrimit 4 ditor në Bazel të Zvicrës, thuhet se shefat e Bashkisë, do shkojnë për çështje “studimi shkencor”, temën e të cilit nuk e kanë treguar, mbasi duan t’ua bëjnë surprizë banorëve të Tropojës, kur të kthehen  6 ditë para zgjedhjeve.

Ndoshta shkojnë, për të studiuar mbjelljen e pemëve, por për çfarëdo “studimi” qoftë ky piknik, tropojanët duhet ta besojnë sa shumë sakrifica bëjnë “rilindësit” për hallet e tyre./Pamfleti 

bashkia tropojë piknik zvicërr

Lini një Përgjigje