
Të dy janë nga Tepelena, të lidhur me qarqet e larta qeveritare e politike e më të njëjtët profile: janë krerë të grupeve të trafikut ndërkombëtar të drogës e femrave, kanë vrarë e kanë vënë gjoba, kanë ndryshuar emrat për t’u shpëtuar drejtësisë e hakmarrjes së rivalëve, kanë marrë licenca e asete shtetërore dhe kanë financuar fushatat zgjedhore të PS...
Andrea Kalemi e Andrea Çaushi nga Tepelena, janë një rast tjetër, kur drejtësia po aplikon dy standarde: ndaj njërit zbatoi ligjin anti- mafie duke e arrestuar, ndërsa ndaj tjetrit nuk e zbaton megjithëse kanë të njëjtin profil, madje Andrea Çaushi ka aktivitet më të ngarkuar kriminal.
Referuar dosjeve, rezulton se Andrea Kalemi është me dosje për vrasjen e dy tepelenasve në Belgjikë, për rivalitet në trafikun e drogës e të femrave, prishje pazaresh e kontroll territori dhe ishte në kërkim nga Belgjika prej 15 vitesh, por policia e drejtësia shqiptare nuk e arrestonin.
Ai u akuzua, si organizator dhe pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa më 16 dhjetor 2022 në Tiranë, si hakmarrje për vrasjen e kushëririt Aleksandër Sadikaj, konflikt i nisur për pazare droge e ndarje pasurie, të vëna me burime financiare nga aktivitetet kriminale.
Në dosjen e Andrea Kalemit ka dhe prova për gjobë vënie e pastrim parash me biznese mbetjesh, ndërtime , kompani turistike e blerje të pasurive në Tiranë, Vlorë, Durrës e Sarandë.
Më 28 gusht 2024, Andrea Kalemi u arrestua në Memaliaj, ku iu gjetën vlera të mëdha financiare e armë, dhe bashkë me të u arrestua bashkëpunëtori Andrew Bode e kushëriri Julian Kalemi.
Ndërsa Andrea Çaushi nuk po arrestohet, megjithëse është me dosje penale për grup të strukturuar kriminal në trafik droge, vrasje e pastrim parash, i kapur disa herë me armë pa leje, 3 herë për plagosje me dashje, rrëmbim personi e gjobë vënie.
Ky ekzemplar krimesh të çdo lloji, nuk po preket nga drejtësia, megjithëse ka kryer të njëjtat krime si Andrea Kalemi, madje më shumë krime e më të rënda se ai, të vërtetuara me prova.
Por SPAK nuk po zbaton ligjin anti-mafia për Andrea Çaushin, të cilin duhet ta arrestojë e t'i sekuestrojë pasuritë me burim aktivitetin kriminal, si vila, apartamente, lokale, restorante e biznese nga Saranda në Tiranë, shumica të regjistruara në emër të familjarëve.
Më 6 qershor 2017, u arrestua në Tiranë gjatë një operacioni mes prokurorive të Shqipërisë e Italisë, për trafikimin e 900 kg. drogë kapur në flagrancë në Karaburun, me destinacion Siçilinë.
Por pas 1 muaji, Gjykata e Apelit e nxori nga burgu, megjithëse u vërtetua si drejtues i trafikut dhe kishte dosjen e drejtësisë italiane edhe me prova të tjera trafiku droge e financim vrasjesh.
Më 21 qershor 2021, Andrea Çaushi me të vëllain Visi Çaushi, plagosën pronarin e lokal “Orange” në Sarandë, Spiro Iljadhi për pazare droge, por përsëri pagoi e i shpëtoi burgut.
Më 13 nëntor 2021, krye trafikanti e vrasësi Andrea Çaushi u arrestua në Sarandë dhe iu gjet një sasi kokaine e një pistoletë gati për qitje, por pas 2 javësh e liruan për mungesë provash, ndërsa sipas raportit të SHISH, ai pagoi 300 mijë Euro ryshfet e la 50 milionë lekë garanci.
Sipas një raporti tjetër sekret të SHISH, Andrea Çaushi vazhdon të drejtojë trafikun e drogës në zonën Tepelenë- Gjirokastër- Sarandë, ndërsa të ardhurat i pastron përmes disa bizneseve.
Një nga këto biznese, është resorti brenda Kalasë së Lëkurësit në Sarandë; që me Vendim Qeverie Nr. 501, datë 24 gusht 2023, i është hequr e rikthyer shtetit, por krye trafikanti Andrea Çaushi po e mban të zaptuar e bënë biznes pa leje, sepse është i lidhur me krerët e pushtetit.
Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi dhe Andrea Caushi alias Renato Caushi janë të dy nga Tepelena, të lidhur me qarqet e larta qeveritare e politike, kanë financuar fushatat zgjedhore të PS-ës dhe kanë të njëjtin profil kriminal, por njëri u arrestua, ndërsa tjetri po lihet i lirë./Pamfleti
Lini një Përgjigje