Pse po mbahen të fshehtë emrat e Alban dhe Olsi Efthimit nga lista e biznesmenëve që SPAK ka zbuluar përmes përgjimeve telefonike, edhe pse ata figurojnë në dosjet hetimore për kamuflimin e pasurive të pushtetit, përfitimet nga fondet publike dhe lejet për kulla?
Kupola e ndërtimit dhe planifikimit urban në Shqipëri ka krijuar një skemë përfitimi, ku persona me lidhje të drejtpërdrejta me institucionet marrin kontrata publike dhe leje ndërtimi pa kontroll. Vëllezërit Alban, Olsi dhe Andi Efthimi kanë krijuar një perandori ndërtimi, e cila financohet me fonde publike, dhe në të njëjtën kohë ndërton projekte private në zonat që vetë ata i planifikojnë si urbanistë të shtetit.
Atelier 4, studioja që kontrollohet nga familja Efthimi, ka marrë 567,913,388 lekë (6 mln euro) nga buxheti i shtetit, përmes 163 pagesave të Thesarit të Shtetit, për punë me projekte urbane, rikonstruksione, restaurime objektesh dhe plane zhvillimi për qytetet kryesore.
Ndërkohë SEED Consulting, një tjetër kompani e lidhur me ta, ka përfituar 189,639,354 lekë (2 milion euro) nga thesari, në 72 transaksione të tjera.
Totali arrin 757,552,742 lekë (8 mln euro) nga buxheti i shtetit drejt kompanive të familjes Efthimi.
Texas Development, kompania ndërtuese e të njëjtit grup familjar, është regjistruar me 100 mijë lekë kapital, por ka përfituar leje për ndërtime shumë-katëshe me vlera të larta në zonat më të shtrenjta të Tiranës, ku çdo metër ndërtim shitet me dhjetëra mijëra euro. Dokumentet fiskale të dorëzuara në QKB tregojnë humbje financiare çdo vit, duke mos justifikuar asnjë prej investimeve të mëdha që po kryhen në terren.
Sipas dokumenteve të vendimmarrjes shtetërore, 'Atelier 4' ka hartuar plane urbanistike dhe projekte publike në kryeqytet dhe qytete të tjera. Pas aprovimit të këtyre planeve, Këshilli Kombëtar i Territorit, institucion i varur drejtpërdrejtë nga Edi Rama, i ka dhënë Texas Development lejet e ndërtimit në të njëjtat zona ku janë kryer studimet nga Atelier 4.
Burimet zyrtare konfirmojnë se vëllezërit Efthimi, si hartues të planeve, kanë përcaktuar ku do të rriten çmimet e tokës dhe të ndërtesave. Si ndërtues të kullave, ata kanë përfituar rritjen e vlerës së tregut të pronave të tyre, të cilat janë shtuar ndjeshëm pas miratimit të planeve që ata vetë i kanë hartuar.
Emrat e Alban dhe Olsi Efthimit janë shfaqur në përgjime telefonike të sekuestruara në hetime penale që lidhen me ndërhyrje në proceset e lejeve të ndërtimit dhe favorizime në tendera publikë. SPAK ka në shqyrtim dosjet që përfshijnë projektet e kompanive të tyre dhe lidhjet me persona me pushtet që kanë firmosur pagesat dhe lejet.
Ndërkohë, grupi familjar ka konsoliduar pasuritë përmes Zurich Investment Group, një kompani mbajtëse me 100 lekë kapital, e cila figuron si pronare e aksioneve kryesore në Atelier 4 dhe Texas Development, megjithëse nuk deklaron aktivitet financiar që justifikon mbulimin e investimeve shumë-milionëshe.
Asnjë verifikim nuk është kryer nga Tatimet për burimin e investimeve të Texas Development. Asnjë institucion nuk ka hetuar konfliktin e dukshëm të interesit midis planeve publike që hartojnë vetë dhe ndërtimeve private që përfitojnë nga këto plane.
Familja Efthimi vazhdon të ndërtojë kulla të reja dhe të marrë hapsira të tjera ndërtimi në qytete të ndryshme. Ata shfaqen në vendimet më të rëndësishme të territorit, të cilat u kanë dhënë përfitime të drejtpërdrejta financiare, ndërsa bilancet e tyre zyrtare gjithmonë rezultojnë me humbje.
Shteti ka dhënë paratë. Shteti ka firmosur lejet. Shteti u ka sjellë vëllezërve Efthimi përfitimet që nuk justifikohen as me kapital, as me aktivitet financiar, as me ligj.
Dosja e plotë po përgatitet dhe do të publikohet me emra, data dhe prova, për të zbardhur burimin e pasurisë dhe lidhjen me pushtetin.
Nëse Departamenti Amerikan i Shtetit synon vërtet të luftojë korrupsionin që ka kapur institucionet dhe ekonominë shqiptare, dosja e ndërtuesve të preferuar të pushtetit duhet të hapet e para. Kullat që marrin leje pa konkurrencë dhe kompanitë që deklarojnë humbje ndërsa ndërtojnë projekte shumë-milionëshe janë gjithnjë në qendër të këtij modeli. Rasti i vëllezërve Efthimi, me kontrata publike të siguruara përmes lidhjeve politike dhe me financime të paqarta, përbën pikërisht shembullin që ligji amerikan i administratës Trump kërkon të godasë... /Pamfleti
Këta mor i dashur Pamflet janë të lidhur me Ramën që kur ai ka qënë kr. bashkie... kshuqë llogaritë mund ti bëni vetë. Dhe atelier 4 është bërë si institucjon shtetëror, i merr tenderat pa hyrë në garë fare.
Kjo zyre apo sipermarrje eshte simbol i korrupsionit kryeministror. Arkitek de jure i betonizimit te Shqiperise. Nuk eshte gje zyra Argites para ketyre. E bablok bablok si e bere kete pune. I pangopur paske qene.
Eshte shume e cuditshme sesi ne ate lloj vendi , ka profesioniste, ka arkitekte dhe ka studio te cilat mezi mbijetojne, dhe shikon keta qe kane minimalisht 15 vite qe vetem keta , fitojne , projektojne dhe vetem keta jane te njohur. Meqe ne ate lloj vendi ka marre fund çdo gje, le ta mbyllin dhe Fakultetin e Atkitektures dhe inxhinierise sepse nuk ju duhen me profesionista se kane Eftimet dhe studiot e huaja! Shkaterrim i miremenduae dhe orkestruar ne çdo nivel! Uroj te qartesohet Bjondi tu marre pasuri e ketyre se laps dhe profesion skane paaur ndonjehere , e per rrjedhoje skane cfare tu marrin!!! !!! mos u ngopshin
Ortodhoksia ne pushtet
Kjo kompani është kthyer ne akademi ku shumica e arkitekve që punojnë në Min e Kul