Rrjeti i drogës në Tiranë ishte më i madh se sa u deklarua, 9 emra u fshinë nga dosja, mes tyre oficerë policie dhe agjentë të shërbimit informativ, për të mos implikuar kupolën e pushtetit
Më 24 dhjetor 2025, Policia e Shtetit organizoi dhe realizoi aksionin “Labirinthi 2”, nëpërmjet të cilit goditi një rrjet të strukturuar kriminal, me aktivitet shitjen e drogës në Ish-Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, “Ali Demi”, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, “Myslym Shyri” dhe Komuna e Parisit.
Në njoftimin e policisë thuhet:
“Identifikohet dhe goditet një grup kriminal me 33 persona, që shiste lëndë narkotike në disa zona të Tiranës, 27 prej të cilëve u arrestuan dhe vijon aksioni për kapjen e 6 të tjerëve.”
Në këtë deklaratë nuk është thënë e vërteta, sepse ky rrjet droge në Tiranë ka qenë i përbërë nga 42 persona, fakt i deklaruar nga 5 të arrestuar gjatë fazës së hetimit policor me aksionin “Labirinthi 1” dhe i zbuluar nga vetë Seksioni Policor për Hetimin e Narkotikëve.
Por emrat e 9 prej tyre nuk janë regjistruar në raportin hetimor dhe nuk u futën në listën e goditjes, pasi kanë rezultuar të kenë lidhje me zyrtarë të lartë të qeverisë, policisë, biznesmenë të fuqishëm dhe “të fortë” që janë pjesë e oborrit të Bablokut.
Skandal është fakti që pjesë e këtij grupi të sigurimit, shpërndarjes dhe shitjes së drogës në Tiranë kanë qenë edhe punonjës policie dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, të cilët nuk kanë qenë shitës, por organizatorë të aktivitetit të këtij rrjeti.
Sipas informacionit të ardhur në “Pamfleti” nga burime brenda kupolës së policisë, në rrjetin e drogës të quajtur “Labirinthi” kanë qenë të përfshirë 3 oficerë policie dhe 2 agjentë të SHISH-it, të cilët siguronin kushte kamuflimi, informimi dhe paprekshmërie për shpërndarësit.
Për të fshehur skandalin e radhës të implikimit të strukturës së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) në aktivitetin kriminal të drogës, drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit i kanë hequr emrat e tyre nga lista e personave që do të arrestoheshin.
Gjurmët dhe provat e përfshirjes së tyre u zbuluan 10 ditë para nisjes së aksionit, kohë gjatë së cilës ata u hoqën nga raporti hetimor, për të mos shtuar rastet e implikimit në aktivitete kriminale të Policisë dhe SHISH-it, dy struktura në vartësi të kryeministrit Edi Rama.
Megjithë përpjekjet e Ilir Prodës për të fshehur përfshirjen e oficerëve të policisë në aktivitete kriminale, ai nuk mund ta “pastrojë” dot profilin e kriminalizimit të policisë, fakt që e tregon edhe rasti i Drejtoreshës së Antikrimit Kibernetik, Ervina Gjana, në grabitjen e databazës së sistemit TIMS dhe të të dhënave hetimore të Policisë.
Po kështu, rasti i Mustafa Sheqerit, pjesë e grupeve kriminale dhe i punësuar si specialist hetimi në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, si dhe përfshirja në trafik ndërkombëtar droge e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, mik i Endrit Dodës, të cilin Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, e emëroi Drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Skandaloz është edhe rasti i vetë kryepolicit Ilir Proda, me telefon të sekuestruar nga SPAK për lidhje me krimin; ortak biznesi me trafikantin Ylli Cara dhe mik e mbrojtës i oficerit Ulian Shpataraku, i dënuar për lirimin e trafikantëve në kërkim, ndërsa Ilir Proda e ka graduar “Drejtues” dhe e ka futur në kabinetin e tij, pa harruar lidhjet me grupin “Agasi”./Pamfleti
Fakti që BKH vepron vetëm edhe pse rrezikon të dështojë dhe nuk bashkëpunon me policinë, flet shumë....
Pyeteni Shefen e Sekdionit te Narkotikeve pse i hoqi nga lista keta Oficere Policie pyeteni pak çfare e kidh me jryetrafikantin Ylli Cara e Avni shaven
Normal po ti mbash policet turn 12 orar ne Dhjetor, psikologjikisht lodhje e gjith vitit, nevoja per te festuar si gjithe administrata te livadhisin a te blejne dhurata, te pijne kafe ne orar pune, pervecse njerezit qe presin nga ata por edhe i perbuzin, se me aq paga kush do shkoj te ruaj rendin?! Plus pastaj ngarkesa e emigranteve te shtuar si veres ne ate vape dhe tani ne keto temperatura te ulta, kur ne fakt direkt tu dyfishohet paga, keta qelbesirat ia jepnin me detyrim blerje ne Spar te Zamir Mane, po ndoshta kane te drejten ta shpenzojn ku te duan. Kush njeri normal punon turn 12-13 orar gati çdo dite me ngarkese te shtuar dhe madje me profesion me pergjegjesi