TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 12:32

Blerim Hoxha i landfillit dhe Dritan Avllaj (Tan Lepri) i kullave; lidhje me Ramën, Metën, Thaçin e Baton Haxhiun

Shkruar nga Pamfleti
Blerim Hoxha i landfillit dhe Dritan Avllaj (Tan Lepri) i kullave; lidhje me
Blerim Hoxha dhe Dritan Avllaj (Tan Lepri)

Rrjeti i zi i mafies së lidhur me sundim të fortë në qeveri, politikë, media, ekonomi, financa e qarqet dominuese kriminale...

Pas daljes në skenë të emrit të Blerim Hoxhës si pronar i 40% të landfillit të Tiranës, “Pamfleti” publikoi fakte të lidhjes së tij me qarqet mafioze politike, qeveritare, mediatike, kriminale e ekonomiko- financiare në Shqipëri dhe Kosovë.

Ne thamë, se nuk është rastësi, që Blerim Hoxha i Landfillit të Tiranës është financues i fushatave të partisë së Hashim Thaçit dhe financues i partisë “Rilindja” të Edi Ramës.

Ndërsa Baton Haxhiu, përveçse këshilltar i Edi Ramës e Hashim Thaçit, ka marrë miliona nga Landfilli i Tiranës; ka të njëjtin përfaqësues ligjor me bosin e landfillit, Blerim Hoxha, dhe të njëjtën adresë me të te kulla “ABA” e oligarkut të Edi Ramës e Sali Berishës.

Por në televizionin e familjes “non grata”, Baton Haxhiu, i quajti shpifje faktet e publikuara nga “Pamfleti”, duke mohuar që ai, Edi Rama e Hashim Thaçi kanë lidhje me Blerim Hoxhën.

Por lidhja është konkrete: Edi Rama i dha 40% të Landfillit të Tiranës; Batoni ka marrë nga 4000 Euro në muaj, financim për gjoja reklamë të landfillit të Tiranës; prej 8 vitesh paguhet këshilltar i Edi Ramës dhe 18 mijë Euro në  muaj, si menaxher i koncesionit të Hemodializës, që Spitalit Amerikan i dha Edi Rama.

Por mes Ramës, Hashimit e Blerim Hoxhës, ka qenë dhe është një personazh famëkeq i botës së krimit me emrin Dritan Avllaj, njohur me nofkën “Tan Lepuri”, i cili ka lidhje të ngushta dhe me Baton Haxhiun, si pjesë e fushatave elektorale të Hashim Thaçit dhe sekser i pazareve që bënte Hashimi kur ishte kryeministër e president.

Me Blerim Hoxhën e Landfillit të Tiranës, “Tan Lepuri” (Dritan Avllaj), ka pasur dhe ka lidhje në disa biznese hidrokarburesh në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni; madje sëbashku, kanë furnizuar dhe furnizojnë rafinerinë “OKTA” në Shkup, nëpërmjet firmës greke “Helenik Petroleum”.

Sipas fotografive që disponon “Pamfleti”, vërtetohet që Tan Lepuri ka qenë pjesë e podiumeve krahë Hashim Thaçit në fushatat e tij elektorale, ndërsa në Tiranë, prej 20 vitesh është sekseri i Edi Ramës me 20% në lejet ndërtimit e çdo lloj pazari të majmë.

Në biznesin e importeve të hidrokarbureve të Blerim Hoxhës në Shqipëri dhe vendet e “Ballkanit të Hapur”, Tan Lepuri vazhdon administron qendrat e shumicës të kompanisë “Toskë Energji” në Porto Romano me Nr.65/116 e Nr. 3184, brenda zonës së kompanisë “GENKLAUDIS” (Gega Oil), por dhe në bazën e depozitave “RMV-15 000 m3” dhe “RMV-25 000 m3” të Parku i Ri i Vlorës, si dhe drejtues i zyrës së kontratave në adresën: “Kullat Binjake-2, Kati 8/A1”-Tiranë”.

Më 25 mars 2011, një ditë pasi Tan Lepuri u plagos në atentat në Tiranë, oficerët e policisë B,G e F.H që e mbanin në mbikëqyrje te Spitali i Traumës, shënuan në librin e shërbimit, se ai u vizitua nga Edi Rama, Hashim Thaçi, Blerim Hoxha e Baton Haxhiu.

Por Tan Lepuri, ka qenë pjesë kryesore e pazareve të pista dhe krimeve që porosiste Ilir Meta; madje ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti, ka deklaruar në parlament, se Tan Lepuri ka qenë dora e zezë e Ilir Metës që dirigjohej nga Monika Kryemadhi, e cila e përdorte dhe si shofer të saj.

P.sh., Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi e kanë ditur skemën e vjedhjes me landfillet, qysh në momentin që ajo është ideuar në shkurt 2014, kur vetë Ilir Meta çoi nëpër grupe pune ministrin e LSI, Lefter Koka dhe drejtor e ekspertë të tij në studimet e fizibilitetit komisionet tenderuese.

Vetë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, përhapën fjalë, sikur dosjet e landfilleve ua dha Arben Ahmetaj, por e vërteta është, se ua dha ish-ministri Lefter Koka, i cili si ministër i landfilleve, kishte çdo shkresë të kryeministrisë, ministrisë së Mjedisit, të Financa-Ekonomisë, e Bashkive Tiranë, Fier, Elbasan dhe të Klodian Zotos.

Por Ilir Meta e Monika Kryemadhi e nisën sulmin me këto dokumente, pasi u acaruan me Edi Ramën, Erjon Veliajn, Lefter Kokën, Engjëll Agaçin, Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, ngaqë këta nuk pranuan t’iu jepnin CASH paradhënie, 20 milionë Euro të pjesës që ishte planifikuar për t’u  vjedhur te landfillet.

Në vijim, do t’i  japim përgjigje, “çudisë” pse Ilir Meta e Monika Kryemadhi, nuk denoncuan në SPAK, faktin që Blerim Hoxha është pronar i 40% të Landfillit të Tiranës, megjithëse kanë dokumentet e pronësisë së tij në këtë landfill./Pamfleti

tan lepri blerim hoxha rama meta thaçi baton haxhiu

Lini një Përgjigje