TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia19 Maj 2025, 16:32

Cili është pronari i vërtetë i resortit që do të ndërtohet në Ishullin e Sazanit

Shkruar nga Pamfleti

 Cili është pronari i vërtetë i resortit që do të

Qeveria shqiptare urdhëron ndërtimin e një impianti mbetjesh me 15 milionë euro nga fondi rezervë i qeverisë për resortin në Sazan, ndërsa zërat thonë se Jared Kushner është vetëm emri dhe përfituesit e vërtetë janë Rama me njerëzit e tij…

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkohë që flitet për mandatin e katërt të Edi Ramës dhe investimet e mëdha strategjike që po vijnë nga jashtë, një urdhër i heshtur qeveritar ka kaluar pothuajse pa zhurmë, por me një faturë të rëndë për buxhetin publik.
Me 15 milionë euro të nxjerra nga fondi rezervë i qeverisë, është urdhëruar ndërtimi i një impianti të posaçëm për evadimin dhe përpunimin e mbetjeve të ujërave të zeza e mbetjeve fizike, në funksion të resortit luksoz në Ishullin e Sazanit, që në dokumente figuron si projekt i Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump.

Por pyetja që lind menjëherë është: Nëse është një investim privat me vlerë 1.5 miliardë euro, pse duhet ta financojë Shqipëria sistemin e mbetjeve? Kush paguan për pastrimin e prapaskenës së një resorti që nuk i përket qytetarëve shqiptarë?

Burime të sigurta brenda Ministrisë së Financave, kanë bërë të ditur për Pamfletin se urdhri ka ardhur drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, i cili ka kërkuar që impianti të ndërtohet menjëherë dhe në heshtje, me justifikimin se është infrastrukturë mjedisore për një investim strategjik që do të promovojë Shqipërinë në sytë e SHBA-së.

Por realiteti është tjetër. Projektin e impiantit nuk e ka kërkuar Jared Kushner. Ai nuk ka dërguar asnjë zyrtar, asnjë aplikim për mbështetje financiare, dhe nuk ka paraqitur nevojë për ndihmë publike. Urdhri ka ardhur nga Tirana, dhe më konkretisht nga zyra e “Bablokut”.
Projekti teknik për këtë impiant është marrë nga një model ekzistues në një vend tjetër dhe është urdhëruar të kopjohet nga Ministria e Mjedisit, me një “studim” të sajuar që do t’i shërbejë thjesht mbulimit të ligjshëm të një pazarit privat.

Ministres së Mjedisit Mirela Kumbaro i është dhënë detyra për ta paraqitur si projekt të vetë institucioneve shqiptare, ndërsa Ministri i Financave, Petrit Malaj, i futur në Kuvend nga lista e mbyllur në qarkun Fier, do të hartojë një preventiv formal që do të miratohet në qeveri si “kostim teknik”.

Vlera? Plot 15 milionë euro. Jo për ndonjë qytet, jo për ndonjë qendër industriale, por për një resort privat në një ishull ushtarak të shpallur zonë e mbrojtur.

E gjithë skema është ndërtuar në mënyrë që të duket si pjesë e një marrëveshjeje të madhe strategjike me SHBA-në, nën petkun e memorandumit ekonomik që Rama e ka firmosur kohë më parë.
Por ajo që nuk thuhet është se emri i Jared Kushner mund të jetë thjesht një blerje imazhi. Në zyrat qeveritare, qarkullojnë prej muajsh zëra se pronari i vërtetë i këtij resorti është vetë Edi Rama dhe disa ortakë të tij.
Ata kanë marrë emrin e kompanisë së Kushner – Atlantic Incubation Partners LLC – vetëm për ta përdorur si flamur investimi amerikan dhe për të marrë aprovime të shpejta nga strukturat shqiptare dhe ndërkombëtare.

Ndaj edhe impianti i mbetjeve nuk është për Jared-in. Është për Bablokun. Kushner nuk do të kërkonte 15 milionë euro për pastrimin e resortit kur vetë projekti kushton 1.5 miliardë. Kjo shumë është “hise parapagimi” për ortakët që kanë përfituar resortin, dhe tani po përfitojnë edhe shtetin si ndihmës logjistik./Pamfleti

sazani pronari resorti

Lini një Përgjigje