Anti-Mafia 7 Mars 2023, 10:15

“Dashuria e zjarrtë” e Lenc Gjikurisë me Emiriana Sakon, kryetaren e Bashkisë së Durrësit

Shkruar nga Pamfleti
“Dashuria e zjarrtë” e Lenc Gjikurisë me Emiriana Sakon,
Lenc Gjikuria dhe Emiriana Sako

Në tenderët e kryebashkiakes Emirana Sako, qysh prej muajit prill 2020 kur u emërua kryetare, kemi konstatuar pazare “të zjarrta” korruptive  me Lenc Gjikurinë

Vazhdon dashuria e fortë e vjedhjes së fondeve publike, mes biznesmenit ish-hajdutit të Himarës dhe kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako, hajdutes së “Rilindjes”, nëpërmjet shpërfilljes së ofertave të ulëta në tenderë.

Vjedhja e fundit me vlerë 200 milionë lekë, është publikuar më 6 mars 2023, në tenderin me objekt kontrate: “Rikonstruksioni i Qendrës Kulturore të Fëmijëve-Durrës”, një investim jashtë planifikimit buxhetor 2023.

Për shkak të lidhjeve konfidenciale në pazare, kryebashkiakja Emiriana Sako ia dha këtë tender hajdutit me 3 emrat Florenc, Lorenc e Lenc Gjikuria të firmës “Gjikuria Sh.p.k”, kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës e në SPAK, për grabitje tokash në Himarë.

Emiriana Sako, fondin limit për rikonstruksionin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës e caktoi afro 1.3 miliardë lekë me TVSH, ndërsa Lenc Gjikurisë ia ka dhënë me vlerë  kontrate 1 miliardë e 230 milion lekë.

Por përveç vlerës së lartë të kontratës, kryebashkiakja Sako i ka vjedhur taksapaguesve të Durrësit edhe 200 milionë lekë me TVSH, duke shpallur fituese ofertën më të lartë që paraqiti Lenci i firmës “Gjikuria Sh.p.k”.

Më konkretisht, në tender u paraqitën 8 kompani, një prej të cilave e futur nga Lenci me ofertë zero lekë, ndërsa 7 të tjerat me oferta 10-15% më të ulëta, por kryebashkiakja Sako shpalli fituese firmën “Gjikuria Sh.p.k” me ofertë 200 milionë lekë më të lartë.

“Dashuria e zjarrtë” e Lenc Gjikurisë me Emiriana Sakon,

 

Një njoftimin e fituesit më 6 mars, Bashkia e Durrësit thotë se u pranua oferta më e ulët e me kushte më të mira teknike, por realisht është oferta më e lartë me vlerë sa 10 banesa sociale, ndërsa të vetmin “kusht teknik” që plotësoi firma “Gjikuria”, ishte çeku që dha.

Nuk e dimë, nëse këto 200 milionë i kanë ndarë bashkë, apo Emiriana Sako i ka futur në xhepin e saj, ose do t’i përdorë për blerje votash më 14 maj, siç veproi në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Por kemi konstatuar, që në tenderët e saj qysh prej muajit prill 2020 kur u emërua kryetare, kemi konstatuar pazare “të zjarrta” korruptive si ky me Lencin e “Gjikurisë”./Pamfleti

 

lenc gjikuria emiriano sako pazare të zjarrta bashkia e durrësit