Anti-Mafia 3 Mars 2023, 12:20

Rrumbullaku, policia “Bervi” e përdhunuesit Salillari dhe komisariati privat në Kuçovë i trafikantit Ermir Gërxhani

Shkruar nga Pamfleti

Rrumbullaku, policia “Bervi” e përdhunuesit Salillari dhe

Drejtor “Çiftelia”, lëri qokat e banketet, por shko shiko si janë mbushur kodrat e Kuçovës e Urës Vajgurore me drogë, ndërsa policët e zonave, të anti-krimit dhe kryepleqtë e fshatrave, nuk guxojnë të veprojnë e raportojnë, sepse “krye-fermeri” është Shefi i Komisariatit Ermir Gërxhani, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Përmet, i përjashtuar nga policia më 9 prill 2017, sepse iu kap 11 ton drogë në një depo e 12 parcela të mbjella prej tij...

Më 7 shtator 2022, kur u prezantua nga kryeministri Edi Rama në detyrën Drejtor i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri këto 3 betime të forta: - Largimi nga drejtimi dhe strukturat policore, i efektivëve inkriminuar e ryshfetxhinjve; Shkëputjen e lidhjeve të policisë me krimin; Luftë kundër kultivimit të drogës në çdo cep të Shqipërisë.

Le të krahasojmë mbajtjen e këtyre betimeve të kryepolicit Rrumbullaku, me fakte konkrete nga Komisariati i Policisë në Kuçovë:

1. Betimi për largimin nga drejtimi e strukturat policore, të efektivëve të inkriminuar ishte demagogji, sepse para disa kohësh, Shef Komisariati në Kuçovë, është emëruar Ermir Gërxhani, ish-Shef i Komisariatit në Përmet, i cili më 9 prill 2017 u përjashtua nga policia, sepse iu kap 11.6 ton drogë në një depo të tij në fshatin Piskovë dhe 12 parcela të mbjella prej tij në 4 zona të Përmetit.

Pas përjashtimit, “tutori” i tij, oligarku ish- fatorino, përdhunuesi Pëllumb Salillari, e punësoi drejtues të sigurisë te policia e tij private “Bervi Security”, me pagë të tatueshme 977 mijë lekë e pagë reale 2 milionë lekë, duke e përdorur përsëri për punë të pista droge e dhunë në zonat Kuçovë-Berat-Përmet.

Rrumbullaku, policia “Bervi” e përdhunuesit Salillari dhe

Në qershor 2021, oligarku Pëllumb Salillari, arriti ta rikthente në polici trafikantin Ermir Gërxhani, si specialist në sektorin e anti-drogës, nëpërmjet lobimit te ish-drejtori Ardi Veliu, kundrejt shpërblimit me 1 banesë 125 m2 në Farkë, të cilin Vetingu ia nxori të pajustifikuar financiarisht.

Para  disa kohësh, po me lobim financiar të Pëllumb Salillarit, trafikanti Ermir Gërxhani u emërua Shef i Komisariatit të Kuçovës me gradën “Kryekomisar”, por këtë herë me ndërhyrjen e Edi Ramës dhe firmë të drejtor Rumbullakut që i di bëmat trafikantit Ermir Gërxhani.

2.  Betimi për shkëputjen e lidhjeve të policisë me krimin, duket hapur që nuk është mbajtur, mbasi shefi i Komisaratit të Kuçovës, Ermir Gërxhani, vazhdon lidhjet me grupet e drogës dhe trafikantët që e përdorën si mbrojtës e magazinier droge, gjatë kohës kur ishte Shef Komisariati në Përmet.

3. Drejtori Muhamet Rrumbullaku, nuk ka mbajtur as betimin për luftën e kultivimit të drogës në çdo cep të Shqipërisë; mbasi në Kuçovë ku shef Komisariati është trafikanti Ermir Gërxhani, janë mbjellë parcela të shumta në kodrat, pyjet dhe tokat e 21 fshatrave të njësive Lumas, Kozare, Perondi.

Inspektorët e anti-krimit, të anti-drogës, inspektorët e zonave, kryetarët e njësive administrative dhe kryepleqtë e fshatrave, nuk guxojnë të veprojnë dhe as të raportojnë për parcelat e drogës.

Sepse e dinë, që “krye-fermeri” është Shefi i Komisariatit, Ermir Gërxhani, ndërsa denoncimet e qytetarëve nuk i përfill askush, madje dekonspirohen e kërcënohen, ose thirren e shtrohen në dajak në komisariatin e Kuçovës.

Por me lista të dhëna nga Ermir Gërxhani, banorët kërcënohen edhe nëpërmjet “të fortëve” me kobure në brez, të policisë private “Bervi Security” të Pëllumb Salillarit, ku shefi i komisariatit Kuçovë, vazhdon merr ilegalisht pagë 2 milionë lekë në muaj, bashkë me trafikantin e ryshfetxhiun tepelenas Gramoz Lala, Shef Rendi në Drejtorinë e Policisë-Berat. (vijon)./Pamfleti

muhamet rrumbullaku pëllumb salillari ermir gërxhani kuçovë