TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 8 Mars 2024, 10:18

Dy muaj pasi u gradua ministër Kulture, “birboja” Blendi Gonxhe e futi në “rreth” Muzeun Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti

Dy muaj pasi u gradua ministër Kulture, “birboja” Blendi Gonxhe

Me shkatërrimin dhe kthimin në mejhane e kulla edhe të Muzeut Historik Kombëtar, Edi Rama do mbetet në histori si kryeministri barbar, që ndërmori zhdukjen e gjithë institucioneve qendrore të kulturës  në Shqipëri, krim të cilin e nisi me kinematë dhe bibliotekat e Tiranës...

Kur Blendi Gonxhja u emërua Ministër Ekonomie, Kulture e Inovacioni, nuk donte shumë mend, për të kuptuar, se Babloku ia sajoi këtë ministri të trefishtë, për ta përdorur si sekser dhe “përbindësh” të ekonomisë, qendrave të  kulturës, artit, historisë e vjedhjes së fondeve publike.

Këtë synim të Edi Ramës, e dëshmon fakti që 2 muaj pas emërimit ministër, Blendi Gonxhe e nisi me batërdinë ndaj kulturës, traditës dhe historisë së popullit, duke futur në “rreth të zi” Muzeun Historik Kombëtar.

Dy muaj pasi u gradua ministër Kulture, “birboja” Blendi Gonxhe

Më 6 mars 2024, u njoftua mbyllja e muzeut dhe nxjerrja e tij jashtë funksionit deri në muajin mars 2028, duke e justifikuar si gjoja fazë për “Restaurimin, rikonstruksionin dhe muze-alizimi i Muzeut Historik Kombëtar”, kur ai është muze i kompletuar dhe nuk ka nevojë për “idetë” e Bablokut dhe Gonxhes së betonit.

Askush nuk duhet të besojë mashtrimin e këtyre dy birbove të mafies së ndërtimit, që po shkatërrojnë pasuri kulturore e historike të kombit, sepse Muzeu Historik nuk do restaurohet për të mbetur vetëm muze, por do kthehet në mejhane dhe sheshe ndërtimi kullash.

Ky skenar kullash e biznesesh që do mbushin godinën e muzeut, vërtetohet nga pazari i Edi Ramës me mafien ndërtimit, zbuluar në muajn dhjetor 2023, me projektin  që ka shpallur studio holandeze “Casanova+ Hernandez Architects”, me pronarë klientët personal të Edi Ramës.

Në këtë projekt- pazar të Edi Ramës me hebro-holandezin Jesus Hernandez Mayor që është mik i Aleksandër Soros, materialet dhe pajisjet e muzeut Historik Kombëtar, do futen në disa kioska prej duralumini e xhami jashtë ndërtesës aktuale, ndërsa objekti do tjetërsohet në kafene, restorante e disa anekse librash, që do quhen biblioteka.

Në projekt janë lënë bosh e të pa përcaktuara, 3 “pika të voçkëla fare” me sipërfaqe totale 9600 m2 hapësira rrotull muzeut; për të cilat, thuhet se do ndërtohen kulla cilindrike.

Dy muaj pasi u gradua ministër Kulture, “birboja” Blendi Gonxhe

Siç do ndërtohen kulla te ish-Teatri Kombëtar, por edhe te Galeria Kombëtare e Arteve, te Teatri i Kukullave, te Pallati i Kongreseve dhe te ish-Lidhja e Shkrimtarëve; të cilat janë futur në “rreth” e do rrafshohen, me urdhër të Bablokut, firmosur nga “përbindëshi” Blendi Gonxhe, të cilin për këtë lloj biznesi betoni e emëroi Ministër Kulture, Ekonomie e Inovacioni.

Me shkatërrimin dhe kthimin në mejhane e kulla edhe të Muzeut Historik Kombëtar, Edi Rama do mbetet në histori si kryeministri barbar, që ndërmori zhdukjen e gjithë institucioneve qendrore kulturore të Shqipëri, krim të cilin e nisi kinematë dhe bibliotekat./Pamfleti

 

blendi gonxhe muzeu historik kombëtar birbo

Lini një Përgjigje