Anti-Mafia 4 Qershor 2024, 10:55

Edhe vetë korrupsioni do të luftohet me PPP; Babloku firmos çmendurinë e radhës, së shpejti edhe ajri me koncension

Shkruar nga Pamfleti
Edhe vetë korrupsioni do të luftohet me PPP; Babloku firmos
Edi Rama

Qoka tjetër. Babloku sajon PPP dhe për luftën kundër korrupsionit; ja kush e merr, afati e pagesa

Pas shëndetësisë, bregdetit për resorte, reparteve ushtarake, rrugëve, zonave të mbrojtura natyrore, mbetjeve, porteve detare, aeroporteve, lumenjve për HEC-e, ngjyrosjes së karburanteve etj.etj., kryeministri Edi Rama ka vendosur të japë me koncesion dhe luftën kundër korrupsionit.

Është rasti i parë në botë kjo lloj PPP-je, por është e vërtetë, që me Vendim Nr. 327, datë 29.5.2024, Edi Rama autorizon Ministrin e Drejtësisë dhe Ministren e Anti-korrupsion, të negociojnë me firmën “Boston Consulting Group”, për konsulence ndaj qeverisë.

Sipas objektit të vendimit, kjo firmë gjermane e regjistruar në Boston-SHBA me pronar e drejtor gjermanin Christoph Schweizer, pasi të zbulojë shkaqet dhe qendrat e korrupsionit në Shqipëri, do hartojë dhe mbikëqyrë platformën e luftës kundër korrupsionit, me këto tre shërbime teorike:

1. Identifikimin e mekanizmave dhe dhënien rekomandimesh për luftën kundër korrupsionit, me bazë rishikimin e organizimit të institucioneve shtetërore, strukturën e sistemit ministror dhe vendimeve, me qëllim rritjen e eficiencës dhe eliminimin e hapësirave korruptive.

2. Analiza dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike, përmes rritjes së eficiencës dhe një modeli të ri llogaridhënës nga nëpunësit.

3. Analizë dhe rekomandime, për idenë e përdorimit të inteligjencës artificiale në vendim-marrje, shërbimeve në tenderë dhe shërbime publike, me qëllim eliminimin e çdo mundësie korrupsioni.

Sipas vendimit kemi të bëjmë me një PPP absurde në luftën kundër korrupsionit, kur qeveria ka Drejtori Anti-korrupsioni në Kryeministri; Ministri Anti-korrupsioni; Drejtori të Parandalim-Pastrimit të Parave; Taskë-Forcë Anti-Korrupsion; Anti-krim Financiar; Agjenci Prokurimesh me detyrë parandalimin e tenderëve abuziv, Komision Hetimi të Tenderëve dhe Drejtori Auditi në 578 institucione, që kanë detyrë zbulimin dhe kallëzimin e korrupsionit në SPAK.

Edhe vetë korrupsioni do të luftohet me PPP; Babloku firmos

Mjafton ky fakt, për të thënë se Babloku ka vendosur të sajojë këtë PPP për gjoja luftën kundër korrupsionit; jo se ka synim të ndalojë vjedhjet e tij, të ministrave, drejtorëve, kryebashkiakëve e bizneseve klienteliste të lidhur më të, por si qokë ndaj ndonjë miku të tij.

Sepse firma “Boston Consulting Group”, nuk merret me projekte studimore anti-korrupsion, por vetëm me konsulenca krijimi biznesesh, shit-blerjes së pasurive, kapitaleve dhe transaksioneve.

Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nga Ministria e Financave; PPP-ja e gjoja luftës kundër korrupsionit, do jepet me tavan pagese 4 milionë Euro në vit dhe afat 5 vite, por me të drejtën, të përsëritet dhe 5 vite të tjerë me vlerë totale 40 milionë Euro, me argumentin se do eliminohet korrupsioni në qeverinë shqiptare. 

Mirëpo edhe vetë PPP-ja, që thuhet se ka për qëllim luftën kundër korrupsionit; po jepet pa garë, duke e përcaktuar me emër në vendim qeverie, firmën që do ta marrë me ankand formal.

Siç ka dhënë PPP-të në shëndetësi, landfillet, tokat e plazhet për resorte, kulla, aeroportin e Vlorës, Portin Sarandë për Artan Dulakun, rrugën e Arbërit, Kardhiq-Delvinë e Thumanë-Kashar, që i janë dhënë Rrok Gjokës e Bashkim Ulajt dhe shumë PPP të tjera./Pamfleti

edi rama korrupsioni