
Një prej këtyre “qenve digjital” është burgaxhiu Egon Velaj, i dënuar 6 muaj për grabitje pronash me falsifikime dokumentesh zyrtare kur ishte Drejtor i ALUIZNI-t të Vlorës, ndërsa 3 ditë pas pretencës së prokurorit e dhënies së dënimit, u emërua Drejtor i Burgut të Vlorës
Edhe në këtë fushatë, Edi Rama ka nxjerrë nga “kolibja” e ka vërsulur për vota “qentë” ish-drejtorë, të dënuar me burg për korrupsion e vjedhje pronash me falsifikime dokumentesh.
Një prej këtyre “qenve” është burgaxhiu Egon Velaj, ish-drejtor i ALUIZNI-it e ish-Drejtor i Paraburgimit të Vlorës, të cilin Babloku e ka “lëshuar” në qytetin e Vlorës, për të paguar e kërcënuar qytetarët, që të votojnë kandidatin Ermal Dredha, vëllain e dhëndrit të Gramoz Ruçit dhe sekserin e Sinan Idrizit në Dubai e Abu Dhabi kur ishte Ambasador.
Egon Velaj nuk tremb askënd, aq më tepër mediat, por bezdis me “lehjet” e tij, duke dërguar mesazhe orë e çast; dhe gjersa “leh” për llogari të PS e në emër të Bablokut, po i themi kryetarit të PS: - Edi Rama, lidhi “qentë”!
Ndoshta Babloku bën sikur nuk e di, sepse ka shumë “qenër” të tillë hajdutë, vrasës e burgaxhinj, që i ka lëshuar nga “zinxhirët” edhe në këtë fushatë elektorale, por po i kujtojmë, se cili është Egon Velaj, i zgjedhur i PS dhe pjesë e shtabit të kandidatit Ermal Dredha.
Bablok! Egon Velaj është ish-Drejtori i ALUZNI-t të Vlorës, i cili është dënuar 6 muaj burg, me Vendim nr. 425, datë 23.10.2019 të Gjykatës Vlorë; lënë në fuqi me Vendim nr. 183, datë 15.10.2020 të Gjykatës së Apelit dhe me Vendim nr. 3, datë 8.6.2021 të Gjykatës së Lartë.

Ky nuk është dënuar për rrahje apo shpifje, por si drejtor për grabitje pronash shteti e private, me falsifikime dokumentesh zyrtare si tapi, harta kadastrale, sipërfaqe tokash, planimetri banesash e vendime gjyqësore, kur ishte Drejtor i ALUIZNI-t të Qarkut-Vlorë.
Për t’i “freskuar” kujtesën Bablokut, po i kujtojmë se “qeni” i tij Egon Velaj, është ai që ministresha Etilda Gjonaj më 18 tetor 2019 e emëroi Drejtor të Paraburgimit të Vlorës, megjithëse atë ditë ishte dhënë pretenca dhe u dënua 6 muaj burg.
Madje më 24 tetor 2019, në emisionin “Opinion”, Babloku tha: - “Egon Velaj ka mashtruar PS për dënimin e tij, llumra të tillë nuk kanë vend në PS, dhe as PS nuk do ketë lidhje me ta”.
Por ja që PS, po e përdor si “langua gjahu” për vota dhe si “qen” leh kundër mediave, prandaj Bablok, lidhe Egonin e Vlorës!/Pamfleti
Lini një Përgjigje