Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu ka komentuar akuzat në drejtim të ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi në lidhje me financimet ruse, teksa i bëri thirrje drejtësisë që të nisin hetimet.
“Çfarë lidhje ka Zonja Kryemadhi me oligarkët rus të cilët janë sponsor të Partisë së Putinit. Si mundet bashkëshortja e ish-Presidentit të ketë llogari ofshore?
Si mundet të pranosh pagesa nga ata të cilët minojnë demokracinë në vendet europiane, të cilët sot janë në një sulm frontal ndaj demokracive?
Gjithashtu Zonja Kryemadhi duhet tu përgjigjet shqiptarëve edhe për lëvizjet e saja jashtë shtetit? Mediat kanë publikuar se lëvizjet e zonjës Kryemadhi në vitin 2017 kur janë bërë edhe këto pagesa korrenspondojnë me lëvizjet nëpër llogari”, u shpreh ndër të tjera ai.
Kjo deklaratë vjen pak ditë më parë dolën të dhëna sensitive që flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës. Kryemadhi akuzohet ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro, me pronarë oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan. Kryemadhi ka bërë edhe një pagesë për Vradus Holdings të rusit tjetër Vitaly Savvin. Këto transaksione nuk janë deklaruar në ILDKP. Kryemadhi ka mohuar që ka aksione dhe llogari jashtë vendit, por dokumentet konfirmojnë të kundërtën.
Lini një Përgjigje