Mund të bëjmë krahasime dhe me pagat e policëve, mësuesve, infermierëve, pagat e pensionet minimale, të cilat përsëri janë shumë herë më të ulëta se pagat e pushtetarëve, përveç faktit që pushtetarët i kanë punësuar të gjithë familjarët në zyrat e shtetit ku pagat janë më të larta...
Ligji që miratuan qeveria dhe opozita në mirëkuptim për dyfishimin e pagave të tyre, krijoi hendek të madh mes pagave të pushtetarëve, me këtë diferencë: 30-40 herë më shumë se pensioni minimal, 12 herë më shumë së paga minimale dhe 7 herë më shumë se paga mesatare.
Për shtetarët e lartë që i kanë të gjithë anëtarët e familjes në punë shteti, diferenca mes pagave të tyre dhe pagave të qytetarëve të thjeshtë është me pabarazi ekstreme të ardhurash mujore.
Këtë realitet të krijuar pas rritjes së pagave, po e konkretizojmë duke krahasuar të ardhurat mujore të familjes prej 3 anëtarësh të Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, me një familje me 3 anëtarë që trajtohet me ndihmë ekonomike.
- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ka pagën mujore 3.9 milionë lekë dhe merr 3 milionë lekë të tjera në muaj lekë në dorë, si trajtime me karburant, dieta, telefon, pagesa mbledhjesh në byro, komisione e këshilla parlamentare, ose në total 6.9 milionë lekë në muaj.
- Bashkëshorti Ligor Nikolla, merr 1.3 milionë lekë pagë mujore si Dekan i Fakultetit të Inxhinieri-Matematikë-Fizikës në Universitetin Politeknik të Tiranës, si dhe 208 mijë lekë në muaj si anëtar i Senatit, si drejtues oponent i gradave shkencore, honorare mësimore dhe pagesa për orët shtesë, që sipas llogarisë i bie mesatarisht 1.5 milionë lekë në muaj.
- Vajza Livia Nikolla, merr 1.3 milionë lekë pagë mujore si Specialiste në Bankën e Shtetit, si dhe 395 mijë lekë shpërblime në muaj, që sipas llogarisë i shkon 1.7 milionë lekë pagë në muaj.
Në total, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla dhe 2 anëtarët e familjes së saj, marrin nga shteti, 10 milion lekë të vjetra paga e shpërblime në muaj.
Ndërsa një familjeje pa të ardhura me 3 anëtarë të pa punë, pushteti i majtë i jep 48 mijë lekë të vjetra në muaj, si pagesë ndihme ekonomike për të përballuar jetesën, ose 201 herë më pak në muaj, se pagat e familjes së Lindita Nikollës.
Mund të bëjmë krahasime me pagat e policëve, mësuesve, infermierëve, pagat e pensionet minimale, të cilat përsëri janë shumë herë më të ulëta se pagat e pushtetarëve, përveç faktit, që këta i kanë punësuar krejt familjarët në shtet, ku pagat janë mbi 1.2 milionë lekë./Pamfleti
Lini një Përgjigje