TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia13 Qershor 2023, 08:59

Ku i gjeti Veseli i Pelikanit armët që i dhuroi policisë, kur nuk ka leje importi e tregtimi armësh!?

Shkruar nga Pamfleti
Ku i gjeti Veseli i Pelikanit armët që i dhuroi policisë, kur nuk
Vesel Demiraj

Armët e dhuruara, janë futur në shërbim pa iu bërë më parë ekspertiza kriminalistiko-balistike, nëse kanë gjurmë përdorimi në krime apo jo, ndërkohë që në krye të policisë private “Pelikani” është Flamur Muka, ish-shef i Komisariatit të Shijakut, i shkarkuar për lidhje si drejtues biznesesh i bandave të Durrësit...

Pronari i policisë private “Pelikani Security Group”, Vesel Demiraj, i dhuroi Policisë së Shtetit 10 armë gjysmë-automatike “PMX” prodhime të viteve 2018-2019, i cili i gjatë ceremonisë, tha: - Këto armë që po dhurojmë nuk janë të parat e nuk do jenë as të fundit.

Policia e shteti i pranoi këto armë nga policia private “Pelikani”, por ende nuk është dhënë një sqarim, se ku i gjeti këto armë biznesmeni Vesel Demiraj, ndërkohë që armët nuk duheshin pranuar e duhej të kishte nisur hetimi për 4 arësye:

1. Policia e Shtetit e ka të ndaluar të pranojë armë luftarake nga individë e subjekte private, përveçse nga partnerët ndërkombëtarë anëtarë të NATO e EUROPOL, sidomos armët speciale.

2. Sipas regjistrit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, policia private “Pelikani Security Group”, nuk ështe e licencuar për importim e tregtim armësh, por vetëm për ruajtje objektesh, transport vlerash materiale monetare dhe shitje pajisjesh vrojtimi.

3. Policia private “Pelikani”, nuk ka autorizim nga Policia e Shtetit për tregti armësh dhe as për aktivitet përfaqësimi si “Distributor” i agjencive apo prodhuesve të armëve.

4. Policia e Shtetit nuk lejohet të krijojë marrdhënie materiale e financiare për blerje e dhurime, me individë e subjekte me precedent penalë, që janë apo i ka nën hetim, ose që kanë lidhje me persona të botës së krimit.

Ku i gjeti Veseli i Pelikanit armët që i dhuroi policisë, kur nuk

Sipas infirmacionit, 10 armët që iu dhuruan policisë së shteti janë prodhuar nga fabrika “Pietro Beretta” në Itali, të cilat duhen hetuar si kanë rënë në duart e Vesel Demirit të policisë private “Pelikani”, kur ky dhe kompania e tij nuk kanë licencë as për tregëti çiftesh e pushkësh sportive.

Skandal është fakti, që 10 armët gjysmë automatike “PMX” prodhime italiane të viteve 2018-2019, janë pranuar dhuratë nga Policia e Shtetit dhe janë futur në shërbim, pa iu bërë më parë ekspertiza kriminalistiko-balistike, nëse kanë gjurmë përdorimi në krime apo jo.

Sepse dhuruesi Vesel Demiraj, në krye të policisë private “Pelikani” ka vendosur Flamur Mukën, ish-shef i Komisariatit të Shijakut, i shkarkuar në tetor 2013 nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për lidhje me grupet kriminale.

Para punësimit drejtues teknik në policinë private “Pelikani” më 2020-ën,
Flamur Muka ka qenë drejtues teknik në kompanitë e familjeve të bandave të Durrësit.

Por nuk dihet se në çfarë interesash janë lidhur krerët e policisë aktuale, të cilët pas marrjes së armëve dhuratë, Vesel Demirit të policisë private “Pelikani”, i mundësuan takim të mbyllur me ministrin  Bledar Çuçi./Pamfleti

vesel demiraj bledi Çuçi armë policia

Lini një Përgjigje