Gjersa ajo ka mandat deputeti dhe SPAK nuk është shprehur akoma, për veprimtarinë e marrëdhënieve financiare me oligarkët rusë, Monika mund të emërohet në komisionet parlamentare të bujqësisë, punës, mjedisit apo sporteve, por jo te komisioni ku kalojnë sekretet e Kuvendit, Kryeministrisë, Policisë, Ushtrisë, SHISH e Drejtësisë...
Në ligjin për Sigurinë Kombëtare, është përcaktuar si detyrim që në funksionet e larta shtetërore, të mos zgjidhen e emërohen persona të konstatuar, të dyshuar e në proces hetimi, për përfshirje në veprimtari të paligjshme që rrezikojnë interesat kombëtare.
Më 13 qershor 2023, Presidenti Bajram Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me objekt ruajtjen e rrjetit të sigurisë kibernetike, që hakerët të mos marrin informacionet e shtetit.
Ligji dhe meraku i presidentit për ruajtjen e sekretit shtetëror janë në rregull, por sekretet që ruhen nga sulmet e jashtme, mund të merren nga zyrtarët e lartë brenda institucioneve shtetërore, të cilët për shkak të detyrave, kalojnë në dorë dhe dëgjojnë çdo informacion të klasifikuar.
P.sh., me Vendim 45, datë 8 qershor 2023, Lindita Nikolla, ka emëruar Monika Kryemadhin, Anëtare të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, dhe sipas informacionit, do ta emërojë sekretare.

Meqë Monika Kryemadhi është zgjedhur deputete, patjetër që duhet të jetë me Certifikatë Sigurie, por për t’u emëruar në komisionin e sigurisë, duhet të ketë certifikatë të shkallës më të lartë të sigurisë, nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.
Kryetarja e Kuvendit ka shkelur ligjin e sigurisë kombëtare, me emërimin e Kryemadhit në komisionin ku kalojnë sekretet e kuvendit, kryeministrisë, policisë, ushtrisë, SHISH e drejtësisë.
Themi ka shkelur ligjin, mbasi Monika Kryemadhi është e skeduar nga FBI dhe ka kallëzim në SPAK, si ortake dhe përfituese të ardhurash financiare në kompanitë e naftës të oligarkëve rusë Viktor Vekselberg dhe Mikhail Fridman, miq të presidentit rus Putin dhe të sanksionuar nga SHBA.
Mjafton fakti, që Monika Kryenadhi është në regjistrat operative të FBI dhe me kallëzim penal në SPAK për ortakëri e marrëdhënie financiare me oligarkët rusë, që Lindita Nikolla të mos e emëronte Anëtare në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
Gjersa ajo ka mandat deputeti dhe SPAK nuk është shprehur akoma për lidhjet me oligarkët rusë, Monika mund të emërohet në komisionet parlamentare të bujqësisë, mjedisit apo sporteve.
Por nuk mund të emërohet në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, sidomos në këtë moment, kur Rusia edhe nëpërmjet ortakërisë së saj me oligarkët e Putinit, ka depërtuar në Shqipëri./Pamfleti
Lini një Përgjigje