TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia26 Prill 2023, 12:13

Fitimet marramendëse që thyejnë çdo barrierë dhe ligj në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Fitimet marramendëse që thyejnë çdo barrierë dhe ligj

Pija energjike që po na vret me ndihmën e institucioneve tona, me pa të drejtë e që askush nuk kujtohet ti thotë ndal. Vazhdon si mos më mirë në treg e pa asnjë kokëçarje i bën karshillëk çdo konsumatori që pa vetëdije e blen për "B-52" dhe më e keqja është që i besojnë pasi i është ngulur në mëndje se kjo pije është  "B-52". E këtu nuk kanë faj pasi sensibilizimi nuk bëhet lehtë dhe konsumatorët nuk e dinë se sa e rezikojnë shëndetin me të. Por a e dini pse?

Morëm të dhënat nga doganat mbi çmimet që importoheshin pijet energjike në Shqipëri dhe vumë re se kishte shumë të tilla që vinin  nga vende të ndryshme të botës  por që  çudia më e madhe ishte kjo pija e famshme që për momentin po  na e sërvirin si "8S2" importohej me çmimet ndër më të lira në doganë. A mos vallë "marifetçinjtë" arrijnë të manipulojnë edhe me çmime? Është mjaft e çuditshme sesi këta mashtrues munden të sjellin një produkt pa  identitet  e  me emra si ja do qejfi dhe mbi të gjitha të jetë kaq e lirë në çmim importi.

Në investigimin tonë po shohim çudira nga më të padëgjuarat deri në fitime që  kalojnë çdo kufi të pranueshëm në tregti dhe prodhim.  Është e tmerrshme që në këtë vend të mos ekzistojë asnjë institucion që të na mbrojë minimalisht shëndetin nga kët a "gjakpirës" që një zot e  di se çfarë përdorin në atë pije që u del çmimi kaq i lirë. A e dini sa ishte norma e fitimit që vendosin këta "marifetçinjë" për këtë pijen e famshme 8S2? Mbi 130% normë fitimi. Ku ndodh kështu?! A ka popull ky vend apo mjafton të mbushin xhepat këta gjakpirës  dhe popullin ta vrasin? Si mundet që një importues të ketë këtë normë fitimi dhe na thotë se është produkt cilësor prandaj ka këtë çmim? Të palarat dalin në shesh dhe këta "faqezinj"  nuk mund të na mashtrojnë në këtë mënyrë e duke u tallur me inteligjencën tonë. Dje ishte "B52", sot nuk na qenka "B52" por  "8S2" e nesër  një zot e di si do na e sërvirin. Por dhe për të nesërmen kanë menduar duke kaluar në shpikjen e radhës, avion më të sofistikuar "3ES" që vetëm ju mund të sajoni.

Fitimet marramendëse që thyejnë çdo barrierë dhe ligj

Nga u vijnë këto shpikje kaq përrallore duke sfiduar kështu edhe industrinë e aviacionit? Ju jeni ëndërrimtarët e së ardhmes pasi ju dalin në ëndrra natën dhe të nesërmen ku të gjeni hapsira me tregje të gatshme e me institucione të korruptuar bëni si u do  qejfi. Por nuk m und të vazhdohet kështu se po na vrisni me produktet tuaja që kushedi sa njerëz sëmuren me këto mashtrim. Çfarë ka brenda  kjo pija "8S2" që dilka kaq e lirë  në prodhim  dhe u shiska me norma fitimi galopante? 

Njerëz, sa më larg nga ky mashtrim në të mirë të shëndetit tuaj!

A  e dini normën e fitimit që  vendosin marketet  për këtë pije "8S2", pasi nuk mund të rrinim pa e zbuluar dhe këtë? 12.6%! Shitja me pakicë vendos një normë fitimi modeste ndërsa  mashtruesit 130%. Si mundet që së paku njesitë e  shitjes të pranojnë të jenë hamej të këtyre "marifetçinjve"?  Thua dhe këta kaq të paaftë janë që të b ëjnë  amin e të pranojnë që të tallen me djersën e tyre duke tregtuar produkte falco dhe duke ja ofruar  konsumatorit këtë produkt për "B52"?  Ajo që është më e keqja është se janë kthyer në hamej  të mashtruesve. Pra populli thotë bëj verë e pi ujë dhe mashtruesit fitojnë para. Këto para shkojnë për korrupsion e poshtërsi pasi të jetë destinuar të shkojë për mirë, së paku të shlyejnë mëkatin me helmin që po i japin këtij populli.

Morëm si referenca dhe një grup tjetër të pijeve energjike që nga "Red Bull" që vinte një normë fitimi 37% tek "Golden Eagle" që vinte një normë fitimi 26%, "Hell energy drink" me normë fitimi 29%,  "Dable  Force" me 19%,  "XL energy Drink" me 25% por dhe shumë të tjerë. Si mashtruesit nuk pamë as dëgjuam dhe nuk do ndalojmë me kaq pasi e keqja duhet luftuar nga dikush dhe njerëzit duhet të sensibilizohen që të mos bien viktimë e mashtrimit, duke konsumuar sapunin për djathë dhe duke rrezikuar shëndetin  me produkte false. Më e keqja është se një zot e di çfarë ka brenda  me këtë çmim kaq të lirë që vjen nga prodhuesi por që  bëhet pija me e shtrenjtë e me përfitime galopante. Historia vazhdon... 

b52 8s2 3es

Lini një Përgjigje