TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia25 Prill 2023, 11:51

Kriminelët bredhin qyteteve duke kërkuar rivalët, ministri i Brendshëm bredh fshatrave duke kërkuar vota

Shkruar nga Pamfleti
Kriminelët bredhin qyteteve duke kërkuar rivalët, ministri i
Bledi Çuçi në kërkim të votave

Në aksionin për votat e Beratit ku është drejtues politik, ministri Bledar Çuçi është i shoqëruar nga policë, gardistë, kriminelë, zyrtarë si dhe nga i famshmi Pëllumb Salillari, ndërsa në Qarkun e Gjirokastrës ku është deputet, u ka kanë lënë detyrë shefave të policisë, të merren me garantimin e votave, të cilët kanë angazhuar bizneset e “të fortët”

Të shtunën krisi thika e arma në qendër të Elbasanit, të dielën në mes të Skraparit, duke vijuar pothuajse çdo ditë në 7 muajt e fundit, me ngjarje të tilla e atentate me viktima, rrëmbime, zhdukje personash, grabitje e gjobë vënie, të cilat janë bërë pjesë e jetës publike.

E kemi thënë disa herë, që policia me këtë kupolë drejtuese të kapur prej krimit nga qendra në bazë, ka dalë totalisht jashtë funksionit, duke mos garantuar rendin e sigurinë as në qendër të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Lezhës, Vlorës, Fierit, Korçës etj.

Nuk është e paaftë e pa mjete e logjistike, por nuk e kryen detyrën, mbasi subjekte të punës së saj, janë individë e grupe kriminale të lidhur me kryeministrin, ministrin e Brendshëm, me ministrat që kanë milionat e koncesioneve, me deputetë majtas-djathtas e oligarkët.

Në këtë seri ngjarjesh të rënda e të përditshme kriminale, policia nuk po reagon, sepse vetë ministri Bledar Çuci, deklaron që policia ka arritje të mëdha në goditjen e krimit dhe garantimin e sigurisë publike.

Është alarmant fakti, që ministri Bledar Çuçi, nuk po vepron me masa drastike ndaj kupolës së dështuar e të inkriminuar të policisë, as në këtë situatë të rënduar të sundimit absolut të krimit dhe mungesës së sigurisë publike në punë, rrugë, shëtitore, lagje, pallat e shtëpi.

Sidomos muajin e fundit, krimi po bredh e po godet lirshëm duke vrarë e  plagosur edhe qytetarë të pafajshëm, ndërsa ministri Bledar Çuçi i shoqëruar nga policë, gardistë, zyrtarë shteti si dhe nga i famshmi Pëllumb Salillari, po bredh për vota në Kuçovë, Berat e Skrapar ku është drejtues politik.

Ka braktisur zyrën në ministrinë e Brendshme e po bredh për vota edhe sokakëve e fshatrave të Gjirokastrës ku është deputet, dhe bashkë me Mirela Kumbaron, po joshin banorët e zonës.

Madje sipas informacionit që disponon “Pamfleti”, në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet, ministri Bledar Çuçi u ka kanë lënë detyrë drejtuesve e strukturave të policisë, të merren me garantimin e votave, aq sa ata kanë angazhuar edhe bizneset e të “të fortët”, që nën heshtjen e policisë të përdorin “kulaç e kërbaç”./Pamfleti

bledi Çuçi kriminelët zgjedhje bredh

Lini një Përgjigje