Afera më e bujshme lidhet me rezidencën kolosale në Prush, e fshehur “në mes të asgjëje”, por e rrethuar me mur betoni, rrugë të brendshme dhe gjelbërim luksoz

Artikujt e “Pamfletit” kanë nxjerrë në dritë një skandal në përmasa tronditëse, ku protagonist është ish-administratori i Vaqarrit, Gentian Myrta. Nëpërmjet emrave të gruas, kunatit apo “miqve pa zë”, Myrta ka arritur të ndërtojë një perandori, nga rezidenca luksoze 12.000 m² në Prush e deri te apartamenti superluksoz prej 750 mijë eurosh në qendër të Tiranës. Për t’i vënë kapakun, një kunat me precedentë në trafik droge i shërben si “mburojë” për të gjitha pronat që nuk i deklaron dot zyrtarisht.
Vila sekrete në Prush: 12.000 m² tokë, 2000 prej të cilave pronë shtetërore e përvetësuar!
Afera më e bujshme lidhet me rezidencën kolosale në Prush, e fshehur “në mes të asgjëje”, por e rrethuar me mur betoni, rrugë të brendshme dhe gjelbërim luksoz. Pas verifikimeve, rezulton se vetëm muri rrethues ka kushtuar rreth 500 mijë euro, ndërsa brenda perimetrit prej 12.000 m², 2000 m² janë në fakt pronë publike, por Myrta i ka përvetësuar duke i futur brenda mureve të “fortesës” së tij private.
Zona është e mbyllur për bashkëfshataret, ndërsa persona të lidhur ngushtë me familjen Myrta kujdesen për sigurinë. Edhe pse në asnjë dokument nuk figuron emri i Gentianit, banorët e zonës tregojnë se çdo investim atje, nga rruga e brendshme te gjelbërimi dhe portat e blinduara është bërë i mundur vetëm falë “pushtetit” të tij. SPAK le të verifikojë kujt i takon kjo pasuri përrallore.

Historia thellohet me apartamentin 3+1 që gjendet në “Altana Luxury Residence”, një nga komplekset më të shtrenjtë të Tiranës, përballë Dinamos. Në vlerë rreth 750 mijë euro, ky apartament, bashkë me dy vendet e parkimit dhe një sistem “smart home”, është regjistruar në emër të bashkëshortes së Myrtës, Elvana Myrta.
Vetë znj.Myrta ka regjistruar një subjekt me NIPT M21410033I në vitin 2022, me objekt “administrim pronash dhe dhënie me qira”, i cili nuk ka qarkullim të mjaftueshëm për të justifikuar një investim të tillë. Gentiani, nga ana e tij, as që e përmend këtë pasuri në dokumentet zyrtare.
Një tjetër hallkë që po hetohet është kunati i Myrtës, i cili është një person me precedentë penalë në fushën e narkotrafikut, me burime të mjaftueshme financiare për të mbuluar pasuritë e Myrtes. Pikërisht te ky person rezulton se janë “ngarkuar” formalisht disa apartamente, njësi tregtare dhe prona në periferi të Tiranës e deri në Hamallaj. Praktikisht, është e njëjta dorë që ndërton, legalizon dhe mban gjithçka, por i hedh në emër të kunatit për të shmangur çdo përgjegjësi ligjore.
Gentian Myrta është denoncuar fort edhe nga Belind Këlliçi, i cili në një takim me banorët e zonës së Vaqarr-it, ka dalë me një deklaratë të fortë kundër ish-administratorit të kësaj njësie, Gentian Myrta. “Mes demokratëve dhe qëndrestarëve të Vaqarr-it, aty ku PS, me në krye banditin Gentian Myrto, kanë vjedhur pronat dhe tokat e qytetarëve të ndershëm të kësaj zone. Premtojmë se kjo baterdi me pronat e tyre do të marrë fund. Kushdo që ka abuzuar me pushtetin dhe ka prekur paratë apo pronat e shqiptarëve, do të mbajë përgjegjësi para ligjit!”, u shpreh Këlliçi, duke theksuar se koha e paprekshmërisë ka marrë fund.
Përtej deklaratave, faktet flasin vetë: një perandori tokash, vilash dhe apartamentesh të shtrenjta, të kamufluara në emra njerëzish të rrethit familjar, me vetë Myrtën që në dukje “s’ka lidhje fare”. Muret e betonit në Prush e kanë nxjerrë zbuluar, pasi kostoja prej 500 mijë eurosh vetëm për rrethimin nuk justifikohet me “çfarëdo kredie të butë”. Aq më pak, tjetërsimi i 2000 m² tokë shtetërore, që i është “përshtatur” zonës së tij private.
Afera e Gentian Myrtës është një pjesëz e vogël e problemit të madh që ndodh kudo ku pushteti lokal shndërrohet në fabrikë përfitimi personal. /Pamfleti
Lini një Përgjigje