TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Shtator 2025, 14:52

Gjergj Luca, skema e mashtrimit me naftën e peshkimit dhe rimbursimin e TVSH-së

Shkruar nga Pamfleti

Gjergj Luca, skema e mashtrimit me naftën e peshkimit dhe rimbursimin e

Përmes faturave tatimore false dhe trajtimit të anijeve si “jahte luksoze”, kompania “Rozafa” përfiton miliona euro në kurriz të shtetit...

Me fatura tatimore të falsifikuara për blerje pajisjesh dhe materialesh të biznesit të peshkimit, trafikanti i Bablokut vazhdon të zhvasë rimbursime 20% TVSH nga qeveria, ndonëse kjo taksë i është hequr prej vitesh kompanive të sektorit.

Nafta e anijeve të Lucës, sikur të ishin jahte luksoze
Më 24 qershor 2025, në depozitën doganore “zonë e lirë” te Kalata nr. 5 në Portin e Durrësit, jahti “Andromeda” i miliarderit ruso-izraelit Yuri Milner u furnizua me 250 mijë litra naftë me çmim 50 lekë/litri. Në total, 63 jahte të huaja kanë marrë 15 milionë litra naftë me këtë çmim të privilegjuar.

Por sipas burimeve të brendshme të Doganave dhe Ministrisë së Financave, edhe 15 anije të peshkimit “Rozafa” të Gjergj Lucës furnizohen me të njëjtin çmim, sikur të ishin jahte luksoze. Kjo skemë, e mbuluar me dokumente false, ka lejuar Lucën të vjedhë miliona euro, nëpërmjet një favori të posaçëm të dhënë me urdhër politik.

Nëse kjo aferë do të hetohet, do të zbulohet falsifikimi i përbashkët mes Lucës dhe institucioneve që administrojnë depot doganore të karburanteve, të destinuara vetëm për furnizimin e jahteve të huaja.

Skema e TVSH-së: fatura false, rimbursime të paligjshme
Me vendim të qeverisë, kompanitë e peshkimit që nga viti 2018 përfitojnë lehtësime fiskale: heqjen e 20% TVSH për blerjen e anijeve, motorëve, rrjetave, frigoriferëve dhe pajisjeve të tjera. Përjashtimi nga TVSH-ja do të thotë se nuk ka pagesë, pra as rimbursim.

Por sipas të dhënave tatimore, kompania “Rozafa Sh.p.k” ka përfituar rimbursime masive të TVSH-së, duke paraqitur fatura shit-blerjeje të falsifikuara për anije, motorë, frigoriferë dhe pajisje të tjera. Tatimet i kanë miratuar në heshtje këto dokumente, sepse Luca është i mbrojtur politikisht.

Shumë biznesmenë kanë përfunduar në burg për të njëjtën aferë: përfitim të paligjshëm rimbursimesh përmes faturave të rreme. A do të hetohet edhe Gjergj Luca, apo do të vazhdojë të mbrohet nga pushteti, duke u kthyer në simbol të zhvatjes së parave publike?/Pamfleti

gjergj luca nafta skema e mashtrimit

Lini një Përgjigje