TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia11 Shtator 2025, 11:28

40 milionë Euro evasion; Lotaria Kombëtare, bilancet false nga Ilir Binaj

Shkruar nga Pamfleti
40 milionë Euro evasion; Lotaria Kombëtare, bilancet false nga Ilir
Ilir Binaj, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve /

Edhe nëse pranohet se ka dalë me humbje, ligji e detyron, ministrinë e Financave si autoritet kontraktor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve t’i kishin kërkuar gjykatës, që Lotaria Kombëtare të kishte kaluar në proces falimenti që në vitin 2015 e të ndërpritej si koncesion...

Lotaria Kombëtare, një koncesion i dhënë nga Berisha dhe i mbrojtur nga Rama, raporton humbje që nga viti 2012, ndërkohë që për 13 vite ka realizuar një fitim të garantuar nga bixhozi dhe ka mashtruar shtetin me ndihmën e audituesve që sot drejtojnë Tatimet.

Ka pak skandale në Shqipëri që zgjasin 13 vite dhe vazhdojnë me peshën e ligjit mbi shpinë, por pa ndëshkim.

Koncesioni i Lotarisë Kombëtare, dhënë në vitin 2012 nga qeveria e Sali Berishës dhe i mbrojtur me fanatizëm deri më sot nga qeveria e Edi Ramës, është një rast tipik i një vjedhjeje të bardhë, me fatura, bilance dhe firmë shtetërore.

Kompania austriake “Albanisch Österreichische Lotterien Holding GmbH”, e vendosur me zyrë përballë Parlamentit dhe nën hundën e Ministrisë së Brendshme, ka mashtruar shtetin shqiptar çdo vit duke raportuar humbje. Jo një vit. Jo dy. Të gjitha vitet. Nga 2012 deri në 2024, pra për 13 vite rresht, kjo kompani që ka monopolin e lojërave të fatit në Shqipëri, ka deklaruar humbje financiare.

40 milionë Euro evasion; Lotaria Kombëtare, bilancet false nga Ilir

Plot 40 milionë euro humbje të raportuara, ndërkohë që sipas kontratës, duhej të kishte garantuar një fitim minimal 12 milionë euro në vit dhe të paguante tatim 10% mbi xhiron vjetore.

Kjo do të thotë se buxheti i shtetit shqiptar është mashtruar për një shumë totale që shkon përtej 144 milionë euro fitim të parashikuar, ndërkohë që në bilanc shfaqen zero përfitime dhe miliona euro “humbje”. Një absurditet financiar dhe një krim fiskal që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e vetë shtetit.

E kush e ka ndihmuar këtë kompani në falsifikimin e bilanceve?

Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga “Pamfleti”, kompania “Audit Tax Advisory Albania Sh.p.k (TPA)”, në pronësi të Ilir Binaj, ka qenë audituesi i Lotarisë Kombëtare. Ky emër nuk është rastësor: Ilir Binaj është ortak biznesi me Petrit Malaj, deri sot Ministër i Financave, dhe prej 2 tetorit 2024, me vendim të vetë Edi Ramës, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

40 milionë Euro evasion; Lotaria Kombëtare, bilancet false nga Ilir

Pra audituesi që ka pranuar për 13 vite rresht bilancet me humbje të Lotarisë, është emëruar kreu i institucionit që do duhej ta kontrollonte dhe ndëshkonte këtë mashtrim. Dhe këtë e ka bërë me bekimin e kryeministrit.

Koncesioni në fjalë nuk është thjesht një aferë fiskale. Është një zinxhir korrupsioni që përfshin: qeverinë Berisha që e dha me kontratë, qeverinë Rama që e mbron dhe e rinovon, Ministrinë e Financave që hesht, Tatimet që certifikojnë falsifikimin, dhe audituesit që ngrihen në poste drejtuese si shpërblim për shërbimin.

Në çdo vend normal, pas dy vitesh humbje një koncesion i tillë do të ishte i pezulluar dhe në proces falimentimi. Në Shqipëri, ai mbijeton 13 vjet, rrit aktivitetin dhe merr madje favorizime shtesë financiare nga qeveria, ndërkohë që publiku manipullohet me propagandë të tipit “luftë kundër bixhozit”.

Por një gjë është e sigurt: bixhozi i vërtetë nuk luhet në sportele, por në zyrat e qeverisë. Dhe në këtë lojë, humb vetëm qytetari shqiptar./Pamfleti

lotaria kombëtare ilir binaj

Lini një Përgjigje