TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia23 Shkurt 2026, 09:00

Greta Deljani, ish-shefja e kabinetit të Bashës, mbulesa e pastrimit të parave të call center-ave mashtrues të grupit Cara-Hoxha

Shkruar nga Pamfleti
Greta Deljani, ish-shefja e kabinetit të Bashës, mbulesa e pastrimit
Foto ilustruese/

Nga kreu i kabinetit të Bashës në Bashkinë e Tiranës, në administratoren e kompanive që pastrojnë miliona eurot e mashtruara nga qytetarët e BE-së. Ky është evolucioni i Greta Deljanit, një emër që del tashmë në qendër të rrjetit të Luis Hoxhës dhe bandës së FRPD-së që ka terrorizuar financiarisht evropianët përmes call center-ave të mashtrimit.

E afërta e Lulzim Bashës gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, Greta Deljani sot rezulton administratore e Power & Gas Operations, një prej kompanive të shumta që përbëjnë kartelin e pastrimit të parave të Luis Hoxhës. Së bashku me Arian Carën, drejtojnë një rrjet kompanish që shtrihet nga Tirana në Durrës. Cara figuron ortak në VERTEX INVEST dhe FinTech Solution bashkë me Hoxhën. Përmendet si drejtues i një celule call centerash në Bllok, sipër lokalit “Cioccolati Italiani”.

Dhe jo vetëm kaq. Burime pranë grupeve hetimore konfirmojnë se roli i Greta Deljanit nuk është thjesht administrativ. Deljani dyshohet se është një hallkë kyçe në sistemimin e parave të pista dhe në mbulimin e gjurmëve të aktivitetit kriminal që shtrihet nga zyrat e Bllokut tek tenderat e Portit të Durrësit.

Greta Deljani ka qenë drejtoreshë e kabinetit të Lulzim Bashës gjatë kohës që ai ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës, një pozicion kyç që i siguronte asaj akses të plotë në vendimmarrjen e institucionit më të rëndësishëm të vendit dhe kontakte të ngushta me politikanë, biznesmenë dhe zyrtarë të lartë të administratës qendrore e lokale.

Pikërisht këto lidhje të krijuara gjatë ushtrimit të detyrës pranë Bashkisë së Tiranës e bëjnë atë sot një aset të çmuar për kartelin e Luis Hoxhës dhe Arian Carës, pasi ajo njeh nga brenda se si funksionojnë institucionet, cilët janë njerëzit kyç që mund të mbyllin një sy dhe si mund të evitohen kontrollet duke shfrytëzuar kontaktet e vjetra. Ndryshe nga persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet që vijnë nga radhët e FRPD-së dhe kanë lidhje kryesisht brenda Partisë Demokratike, Deljani sjell një dimensión të ri duke qenë një emër që ka kaluar nëpër korridoret e pushtetit dhe di saktësisht se ku janë pikat e dobëta të sistemit për të kaluar pastrimin e parave.

Greta Deljani  luan rol në sistemimin e parave dhe mbulimin e gjurmëve, ku paratë e mashtrimit qarkullojnë në disa kompani që marrin tenderat e Portit të Durrësit, siç është ALBANIAN STEVEDORING COMPANY në pronësi 100 për qind të Lorin Hoxhës, vëllait të Luis Hoxhës, e cila në korrik 2025 fitoi një tender me vlerë mbi 800 mijë euro për marrje me qira pajisjesh për Terminalin e Kontejnerëve, duke konfirmuar se si paratë e mashtrimit ushqejnë biznese që përfitojnë nga kontratat publike.

Greta Deljani, ish-shefja e kabinetit të Bashës, mbulesa e pastrimit
Tenderi i fituar/

Në vitin 2019, Reshard Këlliçi, vëllai i Belind Këlliçit, përfitoi në mënyrë indirekte nga aktiviteti i ASC përmes aksioneve në kompaninë SIAC, aksione të cilat në shkurt 2021 i kaluan Lorin Hoxhës, duke mbyllur një cikël ku familjarë politikë dhe ortakë biznesi kalojnë aksione mes tyre ndërsa kompania vijon të përfitojë kontrata publike, një lëvizje që tregon se si skema është ndërtuar për të mbrojtur interesat e të përfshirëve dhe për të shmangur gjurmimin e parave.

Arian Cara, Luis Hoxha dhe Greta Deljani janë figurat që lidhin ish-strukturat e FRPD-së nga koha e Belind Këlliçit me ish-kabinetin e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës, të gjitha të përfshira në skemat e pastrimit të parave përmes karteleve të kompanive, tenderave publikë dhe grabitjes së qytetarëve evropianë me call center-a mashtrues. Rrjeti i tyre shtrihet nga zyrat e Bllokut, ku Cara drejtonte celulën e call center-ave, te tenderat e Portit të Durrësit. /Pamfleti

arian cara greta deljani luis hoxha power and gas operations

Lini një Përgjigje